top of page
Të gjithë Artikujt


Ibrahimaj: Protesta po ndikon në ekonomi, bie xhiroja e bizneseve
Protesta e opozitës ka ndikuar në ekonominë shqiptare, duke prekur veçanërisht bizneset e vogla, aktivitetet e lidhura me konsumin e përditshëm dhe sektorin e turizmit. Kështu u shpreh Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se pasojat ndihen si te bizneset që kanë mbyllur aktivitetin, ashtu edhe te ato që vijojnë të jenë të hapura, por me rënie të xhiros dhe konsumit. Sipas Ibrahimajt, bizneset e vogla janë më të ekspozuara ndaj kësaj situate, pasi nuk kanë mundësi të përballojnë p


Sejko qetëson qytetarët pas sulmeve ndaj bankave: Depozitat janë të sigurta
Depozitat e qytetarëve nuk rrezikohen nga dëmtimet e shkaktuara në disa degë bankare dhe bankomate gjatë incidenteve të fundit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, garanton se sistemi bankar vijon të funksionojë dhe se infrastruktura e dëmtuar nuk cenon qëndrueshmërinë financiare të bankave. Në një takim të zhvilluar sot me drejtues të sistemit bankar, ku morën pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovac


Regjistër për protestuesit e dhunshëm: Kufizime në aeroporte, hotele e trena
Krijimi i një regjistri për personat që përfshihen në akte dhune dhe kufizimi i aksesit të tyre në shërbime e ambiente publike janë disa nga masat që kryeministri Edi Rama paralajmëroi pas protestave të dhunshme. Kreu i qeverisë tha se ka nisur bashkëpunimi me vendet e Bashkimit Europian për të kufizuar lëvizjen e personave të identifikuar si të dhunshëm. Rama njoftoi gjithashtu se qeveria synon të investojë në teknologji për identifikimin e protestuesve që fshehin fytyrën, p


Rama: Qeveria do të paguajë gjysmën e qirasë për studentët që plotësojnë kushtet
Qeveria do të mbulojë gjysmën e kostos së qirasë për studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Njoftimi u bë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo masë do të përfshihet në kuadrin e ligjit për strehimin social dhe të përballueshëm. Sipas Ramës, nisma synon të lehtësojë barrën financiare të studentëve dhe familjeve të tyre, në kushtet kur rritja e çmimeve e ka bërë më të vështirë përballimin e qirave, veçanërisht në Tiranë. “Qeveria do të futet për të paguar 50% t


100 milionë lekë për rrugën e Qerretit, ndërhyrje në 1.6 kilometra
Bashkia Kavajë hap garën për rehabilitimin e 1.6 kilometrave rrugë në zonën bregdetare. Projekti parashikon ndërhyrje në asfalt, trotuare, kanalizime dhe ndriçim, me synim përmirësimin e qarkullimit për banorët dhe turistët. Infrastruktura rrugore në zonën bregdetare të Qerretit pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje rehabilituese, me një fond limit prej 100 milionë lekësh. Bashkia Kavajë ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Pavarësia e Kosovës”, në një s


Zv.ministri i Financave jep detaje: Kur do t'i marrin policët shpërblimin dhe rritjen e pagave
Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj dha detaje nga vendimi i qeverisë për të shpërblyer policët e angazhuar në protestë dhe për të rritur pagat e tyre. Sipas Yzeirajt, shpërblimi prej 2.500 euro do të jepet brenda këtij viti, ndërsa rritja e pagave do të jetë pjesë e buxhetit të ardhshëm. "Shpërblimi për forcat e policisë është pjesë. E buxhetit të vitit 2026, pra do të ekzelutojet brensa vitit 2026. Ndërkohë, duke filluar nga viti që vjen patjetër që do të ketë një


Bankat lehtësojnë kreditë për bizneset e vogla dhe të mesme, rritet kërkesa edhe nga individët
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për aktivitetin kreditues, në tremujorin e tretë të vitit 2026 bankat kanë lehtësuar disi kushtet e kreditimit për bizneset, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme. Ndërkohë, kërkesa për kredi është rritur si nga sipërmarrjet, ashtu edhe nga individët, kryesisht për financimin e konsumit. Për bizneset, lehtësimi është reflektuar në standardet e kreditimit dhe në kushtet e termat e kredive të reja, veçanërisht përmes kërkesave më


Fatura e protestave/ 80 biznese të dëmtuara, miliona lekë humbje
Rreth 80 subjekte biznesi janë dëmtuar nga protestat e zhvilluara ditët e fundit. Sipas të dhënave paraprake të Administratës Tatimore, vlera e dëmeve për subjektet e prekura arrin deri tani në rreth 12 milionë lekë. Evidentimi i dëmeve vijon, ndaj shifrat mund të ndryshojnë pas përfundimit të verifikimeve. Administrata Tatimore po kryen kontrolle në terren përmes 10 ekipeve të posaçme, ndërsa bizneset mund të raportojnë dëmet edhe nëpërmjet portalit “Dëmi im”. Përmes shërbim


Shërbim konsullor në Abu Dhabi, shqiptarët mund të aplikojnë për dokumente biometrike
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek, do të organizojë së shpejti një mision të posaçëm pranë Ambasadës së Shqipërisë në Abu Dhabi, për t’u mundësuar shtetasve shqiptarë në vendet e Gjirit aplikimin për pasaporta biometrike dhe karta identiteti. Nisma synon të lehtësojë marrjen e shërbimeve konsullore për komunitetin shqiptar në këtë rajon, duke shmangur udhëtimet e gjata dhe duke kursyer kohë. Të gjithë qytetarët shqiptarë të inter


Euro "thyen" rekordin negativ, ja me sa lekë këmbehet sot
Euro ka nisur javën me një tjetër rënie në tregun valutor shqiptar, duke prekur nivelin më të ulët historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, më 19 tetor monedha europiane u këmbye me 91.1 lekë, ndërsa rënia vjetore e kursit euro-lek ka arritur në 6.1%. Sipas ekspertëve të tregut valutor, dobësimi i euros lidhet me kërkesën e ulët për monedhën europiane, ndërkohë që oferta në treg mbetet e lartë. Përveç të ardhurave nga turizmi, të cilat tashmë shtrihen pothuajse


Qeveria "hap thesin", shpërblen policët për protestën
Qeveria ka miratuar shpërblimin financiar për 2,750 punonjës të Policisë së Shtetit, të angazhuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestave. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar më 19 tetor, secili prej efektivëve përfitues do të marrë 269,120 lekë. Për këtë qëllim, buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme i shtohet një fond prej 740 milionë e 80 mijë lekësh. Shuma do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 20


Dëmet në banka, reagon Banka e Shqipërisë: Nuk ka vend për panik, pagesat vijojnë normalisht
Banka e Shqipërisë garanton se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të regjistruara ditët e fundit në disa degë bankash dhe bankomate. Në një deklaratë për shtyp të publikuar këtë të hënë, institucioni qendror bankar thekson se incidentet kanë shkaktuar dëme materiale dhe kufizime të përkohshme në shërbime, por nuk kanë cenuar qëndrueshmërinë financiare të bankave. Sipas Bankës së Shqipërisë, shërbimi i pagesave ka viju
bottom of page