top of page
Të gjithë Artikujt


Erjon Vishkulli në Itali për operacionin e syrit, fatura mbulohet nga shteti shqiptar
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, është dërguar në Itali për trajtim të specializuar, ku pritet t’i nënshtrohet këtë të hënë një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale. Transporti dhe shpenzimet e trajtimit, sipas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të të riut, do të mbulohen nga shteti shqiptar. Plagosja ndodhi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë. 28-vjeçari u godit në sy nga


Tarifa në Rrugën e Kombit bëhet 8 euro? Ministria sqaron të vërtetën
Tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit nuk do të rritet në 8 euro. Pas lajmeve që qarkulluan në rrjetet sociale për shtrenjtimin e pagesës, Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar duke e cilësuar informacionin të pavërtetë. Sipas sqarimit zyrtar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale. Aktualisht, tarifa bazë për një automjet të zakonshëm, me dy akse dhe katër rrota, është 5 euro për një kalim, me TVSH të përfs


Kujdes! Borxhet e pallatit mund të bllokojnë shitjen e apartamentit
Pronarët e apartamenteve që nuk paguajnë tarifat e administrimit të pallatit rrezikojnë kamatëvonesa të larta, procedura përmbarimore dhe kufizime mbi pronën në Kadastër. Rregullorja e re, e botuar në Fletoren Zyrtare më 23 tetor, përcakton procedurat për mbledhjen e detyrimeve dhe administrimin financiar të ndërtesave të banimit. Një nga pikat kryesore është rritja e kamatëvonesës nga 10% në 30% të tarifës mujore për çdo muaj vonesë. Ndryshimet synojnë të forcojnë zbatimin e


Lehtësi për bizneset e prekura nga protestat, pezullohen taksat vendore
Bashkia e Tiranës ka vendosur të lehtësojë barrën financiare për bizneset që janë dëmtuar ose janë detyruar të ndërpresin aktivitetin për shkak të protestave të ditëve të fundit. Për këto subjekte parashikohet pezullimi i taksave vendore, ndërsa bizneset duhet të formalizojnë ndërprerjen e aktivitetit dhe ta deklarojnë atë pranë strukturave përkatëse vendore. Bashkia u bën thirrje subjekteve të ndjekin procedurat e publikuara për mënyrën e përllogaritjes së detyrimeve vendore


Makina për skrap pa pagesë, ja kur pronari mund të detyrohet të paguajë
Pronarët e automjeteve që kanë përfunduar ciklin e përdorimit do të mund t’i dorëzojnë ato pa pagesë për shkatërrim dhe riciklim, sipas një projektvendimi të ri të qeverisë. Financimi i procesit do të mbështetet te kompanitë që prodhojnë ose importojnë automjete për qëllime tregtare, ndërsa parashikohen përjashtime kur makina është e paplotë ose përmban mbetje të tjera. Nisma e përgatitur nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të ndryshoj


127 biznese të dëmtuara nga protestat, mbi 2 milionë euro dëme
Dëmet materiale të shkaktuara në bizneset e Tiranës gjatë protestave të ditëve të fundit kapin vlerën e 2.15 milionë eurove. Deri më tani, Administrata Tatimore ka identifikuar 127 subjekte tregtare të prekura, ndërsa procesi i verifikimit dhe vlerësimit të humbjeve vijon. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 55 biznese janë evidentuar pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga administrata në terren. Ndërkohë, 72 subjekte të tjera kanë


Rama "shkund" drejtoritë, urdhër për largime masive
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga ministrat që të nisin procesin e dorëheqjes së drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre, në kuadër të një nisme për riorganizimin e administratës publike. Procesi nuk do të përfshijë për momentin drejtuesit e institucioneve që mbulojnë policinë, arsimin dhe shëndetësinë. Urdhri parashikon që drejtuesit të paraqesin dorëheqjet e tyre, të shoqëruara me një raport mbi punën e kryer gjatë ushtrimit të detyrës. Dokumenti do të shërbejë pë


Bllokimi i mallrave në doganë, alarmi i eksportuesve: Rrezikohen kontratat me të huajt
Shoqata ProEksport Albania i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të rishikojë praktikën e bllokimit të aktivitetit doganor të ndërmarrjeve prodhuese dhe eksportuese për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara. Sipas shoqatës, kjo masë rrezikon të ndërpresë prodhimin, të dëmtojë kontratat me klientët e huaj dhe të vërë në rrezik vendet e punës. Në një reagim për mediat këtë të enjte, ProEksport Albania ngre shqetësimin se bllokimi i përgjithshëm i aktivitetit d


Dhoma Amerikane ngre alarmin: Bizneset po dëmtohen, rrezikohen investimet në Shqipëri
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ngre shqetësimin për situatën e krijuar ditët e fundit, duke paralajmëruar se tensionet dhe pasiguria mund të dëmtojnë vijimësinë e bizneseve dhe të ndikojnë në besimin e investitorëve vendas e të huaj. Në një deklaratë të publikuar sot, Dhoma bën të ditur se ka marrë raportime për biznese që janë përballur me dëmtime dhe ndërprerje të aktivitetit, ndërsa, sipas saj, një pjesë e tyre ndihen të pambrojtura nga institucionet përgjegjëse. “


Qeveria shpërblen vullnetarët, ja sa para mund të fitosh
Qeveria do të shpërblejë me deri në 100 mijë lekë vullnetarët që kanë dhënë kontribut të veçantë në komunitet. Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret dhe procedurat për dhënien e çmimeve kombëtare “Vullnetarët e Vitit”, një nismë që synon të vlerësojë angazhimin qytetar dhe kontributin në shërbim të komunitetit. Sipas vendimit, do të jepen dy çmime: një për kontribut të shquar në veprimtari vullnetare afatgjatë, me shpërblim prej 100 mijë lekësh, dhe një për kontribut të


Subvencion për qiranë në Elbasan, hapen aplikimet! Ja kush përfiton dhe dokumentet që duhen
Bashkia e Elbasanit ka hapur aplikimet për përfitimin e subvencionit të qirasë për vitin 2027, një program social që synon të mbështesë familjet dhe individët në vështirësi ekonomike, të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë vetë një banesë të përshtatshme. Sipas njoftimit të publikuar nga bashkia, aplikimet pranohen nga data 5 tetor deri më 5 nëntor 2026, ndërsa përparësi do t’u jepet kategorive të veçanta të përcaktuara në legjislacionin për strehimin social. Në listën e përf


Të papunët do të paguhen për kurset profesionale, ja kush përfiton
Punëkërkuesit e papunë që u përkasin kategorive të veçanta do të mund të përfitojnë mbështetje financiare për ndjekjen e kurseve të formimit profesional. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikon pagesë për çdo orë mësimore të ndjekur, si dhe një bonus mujor për transportin, për ata që plotësojnë kushtet e përcaktuara. Skema synon të lehtësojë përfshirjen në tregun e punës të personave që hasin më shumë vështirësi për të gjetur një vend pune. Në kategoritë përfi
bottom of page