100 milionë lekë për rrugën e Qerretit, ndërhyrje në 1.6 kilometra

Bashkia Kavajë hap garën për rehabilitimin e 1.6 kilometrave rrugë në zonën bregdetare. Projekti parashikon ndërhyrje në asfalt, trotuare, kanalizime dhe ndriçim, me synim përmirësimin e qarkullimit për banorët dhe turistët.
Infrastruktura rrugore në zonën bregdetare të Qerretit pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje rehabilituese, me një fond limit prej 100 milionë lekësh. Bashkia Kavajë ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Pavarësia e Kosovës”, në një segment me gjatësi 1.6 kilometra, që lidh zonën e banuar me akset që të çojnë drejt hapësirave turistike dhe bregdetit të Adriatikut. Ndërhyrja synon të përmirësojë kushtet e lëvizjes në një zonë ku zhvillimi rezidencial dhe turistik e bën infrastrukturën rrugore veçanërisht të rëndësishme, sidomos gjatë muajve të verës, kur shtohet numri i banorëve dhe pushuesve.
Sipas dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, aksi rrugor paraqet aktualisht një sërë problematikash, duke nisur nga gropat dhe dëmtimet e shtresës së asfaltit, deri te mungesa e trotuareve dhe sinjalistikës rrugore. Probleme evidentohen edhe në sistemin e largimit të ujërave sipërfaqësore, çka ndikon në kushtet e qarkullimit dhe sigurinë e përdoruesve të rrugës.
Projekti parashikon ndërtimin e dy korsive të kalimit, sistemimin e trotuareve anësore, si dhe ndërhyrje në kanalizime dhe në ndriçimin rrugor. Synimi është krijimi i një aksi më funksional dhe më të sigurt, si për banorët e Qerretit, ashtu edhe për vizitorët që frekuentojnë zonën bregdetare. Përmirësimi i kësaj rruge synon gjithashtu të lehtësojë lidhjen mes zonave të banuara dhe atyre turistike, duke adresuar mangësitë infrastrukturore të evidentuara në këtë segment.
Njoftimi i garës përcakton një fond limit prej 100






Comments