top of page
Të gjithë Artikujt


Do të shkoni në bankë sot? Kujdes, dhjetëra degë janë mbyllur ose kanë shkurtuar orarin
Tetë banka të nivelit të dytë kanë ndryshuar përkohësisht mënyrën e funksionimit të disa degëve në Tiranë dhe Durrës, duke mbyllur disa pika shërbimi ose duke reduktuar oraret e punës. Masat, të njoftuara për këtë të hënë, më 19 tetor, lidhen me situatën e krijuar ditët e fundit dhe synojnë të garantojnë sigurinë e klientëve dhe punonjësve. Sipas njoftimeve të publikuara nga bankat, 33 degë do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa 27 të tjera do të punojnë me orar të reduktuar. Me


HAPAT/ Si mund të aplikojnë bizneset e dëmtuara nga protestat
Bizneset e vogla që kanë pësuar dëme materiale gjatë protestave mund t’i deklarojnë ato përmes një hapësire të dedikuar në portalin qeveritar e-Albania. Shërbimi i quajtur “Dëmi im” synon të mundësojë evidentimin dhe verifikimin e dëmeve, me qëllim përcaktimin e masave për mbështetjen e bizneseve të prekura. Për të aplikuar, subjektet duhet të identifikohen në e-Albania, të kërkojnë shërbimin “Dëmi im” dhe të plotësojnë të dhënat personale, NIPT-in, informacionin e kontaktit,


Njoftim i rëndësishëm! Anulohen disa fluturime nga dhe drejt Tiranës
Për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali, disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme. Sipas njoftimit të publikuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, anulimet prekin fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Xhenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane. Aeroporti i Tiranës bën me dije se është në koordinim me komp


Protestat mbajnë bankat me dyer të mbyllura, shërbimi për klientët vijon me kufizime
Shërbimi bankar për klientët vijon të jetë i kufizuar edhe këtë të premte, me disa degë që mbeten të mbyllura, pas situatës së krijuar nga protestat dhe incidentet e dhunshme në Tiranë. Mbyllja e disa pikave fizike kufizon aksesin e qytetarëve në shërbimet që ofrohen pranë sporteleve, ndërsa klientët duhet të verifikojnë paraprakisht nëse dega ku duan të kryejnë veprime është e hapur. Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, një pjesë e bankave kanë reduktuar përkohësisht numrin


Rama premton mbështetje për bizneset e dëmtuara nga protesta: Do e kalojmë bashkë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas protestës së dhunshme në Tiranë, ku dhjetëra biznese janë sulmuar e dëmtuar. Nga një kioskë e djegur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama shprehu solidaritet me familjen që humbi biznesin, ndërsa akuzoi opozitën se po shfrytëzon protestën dhe se aktet e dhunës nuk kanë lidhje me kërkesat e studentëve.Kreu i qeverisë e cilësoi kioskën e djegur si simbol të mundit dhe sakrificës së një familjeje që siguron


“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, apeli i bizneseve për protestuesit
Bizneset në Tiranë u bëjnë thirrje protestuesve të mos dëmtojnë pronat private, ndërsa përshkallëzimi i protestës është shoqëruar me dëme në disa prej subjekteve tregtare në kryeqytet. Bizneset kanë ulur qepenat dhe kanë vendosur njoftime në vitrinat e tyre, përmes të cilave shprehin mbështetje për protestuesit, por kërkojnë që pronat e tyre të mos bëhen objekt sulmesh. “Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, shkruhet në tabelat e vendosura në ambientet e bizneseve. Mesazhi vj


Goditja ndaj biznesit, Dhoma e Tregtisë kërkon masa: Autorët të mbajnë përgjegjësi!
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me tetë shoqata të biznesit, iu bëjnë thirrje institucioneve shtetërore të marrin masa për mbrojtjen e pronës publike dhe private, pas akteve të dhunës dhe dëmtimeve të raportuara gjatë protestave në kryeqytet. Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesit e sipërmarrjes theksojnë se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore dhe duhet të garantohet, por dëmtimi i institucioneve, bankave, qendrave tregtare d


Protesta paralizon autobusët në Tiranë, disa linja ndërpresin shërbimin
Transporti urban në Tiranë është përballur me ndërprerje të shërbimit për shkak të protestës dhe bllokimit të rrugëve. Autobusët e kanë të pamundur të qarkullojnë normalisht, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve në kryeqytet. Disa operatorë kanë vendosur të pezullojnë punën për ditën e sotme. Mes tyre është edhe linja Yzberisht–Astir, autobusët e të cilës janë kthyer në park, duke ndërprerë përkohësisht shërbimin për pasagjerët. Sipas operatorëve të transportit urban, vend


Gonxhja thirrje protestuesve: Asnjë kauzë nuk justifikon shkatërrimin e pasurisë kombëtare
Ministri Blendi Gonxhja ka reaguar për protestën në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës dhe dëmtimin e institucioneve. Përmes një mesazhi, ai thekson se e drejta për të protestuar është e pacenueshme, por nuk mund të përdoret si justifikim për zjarrvënie apo shkatërrime. “Asnjë barrikadë nuk mund ta ndalë rrugën europiane të Shqipërisë!”, shkruan Gonxhja, duke shtuar se institucionet publike nuk u përkasin partive politike, por qytetarëve. Ministri u ka bërë thirrje studentëve


Protesta del jashtë kontrollit, shkatërrohet dega e një banke në Tiranë
Protesta e studentëve në Tiranë është shoqëruar me akte dhune dhe dëme të konsiderueshme materiale. Gjatë përplasjeve të kësaj të mërkure, protestuesit kanë shkatërruar degën e një banke të nivelit të dytë në Rrugën e Durrësit. Demonstruesit kanë thyer xhamat e bankës, janë futur brenda ambienteve dhe kanë dëmtuar raftet dhe dokumentet që ndodheshin aty. Punonjësit e bankës ishin larguar nga objekti, ndërsa në momentin e raportimit nuk kishte të dhëna për marrjen e parave që


Kaos në Tiranë/ Studentët rikthehen në protestë para Ministrisë së Arsimit, bllokohen rrugët
Protesta studentore në Tiranë ka vijuar edhe këtë të mërkurë, me pjesëmarrjen e studentëve nga disa universitete dhe të gjimnazistëve, ndërsa tensionet janë rikthyer që në orët e paradites. Studentë nga Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Bujqësor, Universiteti Politeknik dhe Fakulteti i Drejtësisë janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit. Para godinës është pozicionuar policia, ndërsa protestuesit kanë hedhur sende piroteknike në drejtim të institucionit. Përplasje jan


Qeveria jep zgjidhjen, çfarë do të ndodhë me apartamentet e blera, por të konfiskuara
Shteti mund të marrë përsipër përfundimin e ndërtimeve të konfiskuara për shkelje të lejeve të ndërtimit dhe t’ua dorëzojë apartamentet qytetarëve që kanë paguar për to. Ky është një nga ndryshimet kryesore që parashikon projektligji për administrimin e pasurive të konfiskuara. Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Risena Xhaja, deklaroi gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Socia
bottom of page