top of page

Ibrahimaj: Protesta po ndikon në ekonomi, bie xhiroja e bizneseve

Oct 21
1 min read

Protesta e opozitës ka ndikuar në ekonominë shqiptare, duke prekur veçanërisht bizneset e vogla, aktivitetet e lidhura me konsumin e përditshëm dhe sektorin e turizmit. Kështu u shpreh Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se pasojat ndihen si te bizneset që kanë mbyllur aktivitetin, ashtu edhe te ato që vijojnë të jenë të hapura, por me rënie të xhiros dhe konsumit.


Sipas Ibrahimajt, bizneset e vogla janë më të ekspozuara ndaj kësaj situate, pasi nuk kanë mundësi të përballojnë për një kohë të gjatë mbylljen dhe pagesën e pagave për punonjësit. Ajo vuri në dukje se ndikimi ekonomik shtrihet edhe te aktivitetet që lidhen me turizmin dhe shërbimet e përditshme, duke e cilësuar situatën si një pengesë për ekonominë shqiptare.


Ibrahimaj solli në vëmendje edhe protestën e zhvilluar në muajin qershor, kur, sipas saj, pati një efekt të ngjashëm fillestar në ekonomi, por ndikimi u tejkalua shpejt për shkak se protesta ishte paqësore.

Ndërsa për protestën aktuale, ajo paralajmëroi se pasojat ekonomike mund të jenë më të mëdha, për shkak të formës që ka marrë ajo. “Ndërsa tani që protesta ka marrë këtë formë, sigurisht që efekti në ekonomi do të jetë më i madh”, u shpreh Ibrahimaj.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page