Shërbim konsullor në Abu Dhabi, shqiptarët mund të aplikojnë për dokumente biometrike

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek, do të organizojë së shpejti një mision të posaçëm pranë Ambasadës së Shqipërisë në Abu Dhabi, për t’u mundësuar shtetasve shqiptarë në vendet e Gjirit aplikimin për pasaporta biometrike dhe karta identiteti.
Nisma synon të lehtësojë marrjen e shërbimeve konsullore për komunitetin shqiptar në këtë rajon, duke shmangur udhëtimet e gjata dhe duke kursyer kohë.
Të gjithë qytetarët shqiptarë të interesuar duhet të regjistrohen përmes formularit online, në mënyrë që të vlerësohen nevojat e komunitetit dhe të organizohet sa më mirë ky shërbim. Afati i regjistrimit është 30 tetor 2026. Të dhënat personale të aplikantëve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.






Comments