top of page
Të gjithë Artikujt


Nisma "KURSE"/ Ja sa do të kushtojnë për 3 muaj veza, qumështi, vaji, makaronat e orizi
Nisma "KURSE", e prezantuar si një mekanizëm për të lehtësuar shpenzimet e përditshme të familjeve shqiptare, ka hyrë në fuqi më 12 tetor dhe do të zbatohet deri më 12 janar 2027. Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare, lista përfshin 212 produkte në katër rrjete tregtare, me një ulje mesatare prej 13.3% dhe zbritje që arrijnë deri në 40%. Megjithatë, shifrat tregojnë se përfitimi për konsumatorin ndryshon ndjeshëm në varësi të produktit. Një ulje prej 40% mund


DPSHTRR nxjerr në ankand targat e personalizuara, ja 6 kombinimet që mund të blini
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur regjistrimet për ankandin e parë elektronik të targave të personalizuara, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin kombinime të veçanta dhe të konkurrojnë përmes ofertimit online. Në ankandin e parë janë përfshirë gjashtë kombinime: Q888Q, L0ND0N, QU33N, K0S0VA, 7777 dhe M0N3Y. Të interesuarit mund të aplikojnë në platformën zyrtare të ankandit, ku duhet të përzgjedhin targën për të cilën dëshirojnë të


Marrëveshja për çmimet në supermarkete, eksperti: Duhet të kontrollohen importuesit
Nisma e qeverisë për fiksimin e çmimeve të 212 produkteve në pesë rrjete supermarketesh për tre muaj synon të rrisë transparencën në treg, por sipas ekspertit të ekonomisë Mateo Spaho, kjo masë nuk garanton automatikisht uljen e çmimeve për konsumatorët. Spaho tha në "Vizion Plus" se marrëveshja mund të ndihmojë në krahasimin e çmimeve dhe nxitjen e konkurrencës, por theksoi se mbulimi i vetëm pesë rrjeteve të supermarketeve nuk përfshin të gjithë tregun e shitjes me pakicë.


Qeveria kërkon të lehtësojë blerjen e banesave, Financat ngrenë alarmin: Rrezikohet buxheti
Ministria e Financave kundërshton përdorimin e garancive shtetërore për kreditë e familjeve që përfitojnë nga programet e strehimit social, duke paralajmëruar se kjo skemë mund të krijojë detyrime të reja për buxhetin dhe të shmangë procedurat ligjore që rregullojnë dhënien e garancive publike. Debati është zhvilluar gjatë shqyrtimit të ndryshimeve të propozuara në ligjin për strehimin social, ndërsa drafti i rishikuar ka reflektuar vetëm pjesërisht vërejtjet e institucionit


Bypass-i i Tiranës/ Shpallet fituesi për lotin e tretë, 1.38 miliardë lekë për aksin Kashar–Nyja Vaqarr
Projekti për ndërtimin e bypass-it të Tiranës ka hyrë në një tjetër fazë, me shpalljen e fituesit për lotin e tretë, që parashikon ndërtimin e segmentit rrugor nga Kashari deri te Nyja Vaqarr. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituese kompaninë “Elmazaj Konstruksion”, me një ofertë prej rreth 1.38 miliardë lekësh, për një kontratë që synon të krijojë një lidhje të re mes bypass-it dhe autostradës Tiranë–Durrës. Oferta e shpallur fituese është më e ulët se fondi limit i t


Ku është më lirë pazari? Nis “Pasqyra e Çmimeve” me 238 produkte
Konsumatorët shqiptarë do të kenë mundësi të krahasojnë çmimet e produkteve të përditshme në rrjete të ndryshme supermarketesh përmes platformës online “Pasqyra e Çmimeve”, e prezantuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit. Platforma përfshin 238 artikuj, të ndarë në 13 kategori produktesh, me çmime të verifikueshme në 155 pika shitjeje në të gjithë vendin. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi gjatë prezantimit se qëllimi i platformës është t


Qeveria merr masa, ulen çmimet në supermarkete për tre muaj
Një nismë e re synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve shqiptare përmes uljes së çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm. Bëhet fjalë për “Kurse”, një nismë vullnetare e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, e realizuar në bashkëpunim me supermarketet dhe furnitorët. Përmes kësaj iniciative, supermarketet dhe furnitorët reduktojnë marzhet e tyre, duke bërë të mundur që ulja e çmimeve të përcillet drejtpërdrejt te konsumatorët. Nisma parashikon që për çdo produkt


32 mijë të huaj në Shqipëri, a po krijojmë një treg me paga të ulëta?
Të dhënat më fundit nga INSTAT flasin për se për vitin që lamë pas u regjistruan 32 mijë të huaj, që u bënë pjesë e tregut të punës. Kjo shifër sa vjen dhe rritet madje pritshmëritë janë që këtë viti të jetë edhe më i lartë. Xhenis Çelaj, eksperte rekrutimi, thotë të huajt që vijnë kanë eksperiencë pune, nuk janë fillestarë dhe përshtaten shpejt me proceset e punës. Ndërsa sa i përket pagesës së tyre ata thuajse janë në pagat e shqiptarëve. “Mund të them se paga që kërkon një


"Boom" i bizneseve të huaja në Shqipëri, regjistrimet rriten me 35% në tetë muaj
Regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se nga janari deri në gusht janë regjistruar 1,644 subjekte të tilla, me një rritje prej 35.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në janar-gusht 2025, numri i bizneseve të regjistruara me kapital tërësisht të huaj ishte 1,216. Kjo do të thotë se në tetë muajt e parë të këtij v


Sa lekë u kushtojnë veset shqiptarëve? 40 mijë lekë në vit për alkool dhe duhan
Alkooli dhe duhani po marrin një pjesë të konsiderueshme të buxhetit familjar në Shqipëri. Gjatë vitit 2025, këto dy kategori përthithën 4.3% të shpenzimeve mesatare mujore të familjeve, nga 4.2% një vit më parë. Një peshë që, e përkthyer në para, tregon se sa kushtojnë këto zakone për financat e familjeve shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT, një familje shqiptare shpenzoi mesatarisht 95,227 lekë në muaj gjatë vitit 2025. Nga kjo shumë, rreth 4,100 lekë shkuan për pije alko


Rrjeti MIA, Rama: 245 aplikantë dhe 200 intervista, nis faza e përzgjedhjes
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e fazës së intervistave për Rrjetin MIA, një nismë që synon të sjellë ide dhe mënyra të reja në komunikimin e institucioneve publike me qytetarët. Sipas Ramës, në këtë proces kanë aplikuar 245 persona, nga të cilët janë zhvilluar 200 intervista. Propozimet e paraqitura përfshijnë ide që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale, verifikimin e informacionit, përmirësimin e komunikimit publik dhe rritjen e përfshirjes së qyte


Marrëveshje historike SHBA-Rusi për naftën, Trump premton ulje rekord të çmimeve
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për furnizimin e tregjeve amerikane dhe globale me sasi të mëdha karburanti, duke pretenduar se kjo do të sjellë ulje të shpejtë dhe rekord të çmimeve të naftës. Në një postim në rrjetin social X, Trump bëri të ditur se Rusia do të furnizojë fillimisht tregjet me mbi 300 mijë tonë karburant nafte, ndërsa për muajin nëntor parashikohet një sasi tjetër prej 500 mijë ton
bottom of page