top of page
Tregje


Alarm në Greqi/ "Fluturojnë" çmimet e karburanteve, çfarë pritet të ndodhë në shtator
Çmimet e karburanteve në Greqi kanë kaluar një tjetër prag të rëndësishëm, me benzinën që tashmë shitet mesatarisht mbi 2 euro për litër, ndërsa sinjalet nga tregu paralajmërojnë rritje të mëtejshme në ditët në vijim. Sipas të dhënave të raportuara nga mediat greke, çmimi mesatar kombëtar i benzinës pa plumb ka arritur në rreth 2.015 euro për litër, ndërsa nafta po tregtohet mesatarisht me rreth 2.02 euro për litër. Por rritja mund të mos ketë përfunduar. Gjatë javës së fundi


Fundoset euro, rekord i ri negativ përballë lekut sot
Euro vijon të humbasë terren përballë lekut, ndërsa monedha vendase po fiton gjithnjë e më shumë forcë në tregun valutor. Rënia e euros mbetet një prej zhvillimeve më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare, pasi prek drejtpërdrejt familjet, bizneset, eksportuesit dhe mijëra qytetarë që kanë të ardhura në valutë. Sipas kursit të publikuar sot, euro blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.8 lekë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë në tregun vendas. Një nga faktorët


Krizë energjetike në horizont? Gazi shtrenjtohet me shpejtësi, Europa përgatitet për dimër më të kushtueshëm
Gazi shtrenjtohet me shpejtësi, Europa përgatitet për një dimër më të kushtueshëm Europa po hyn në muajt e vjeshtës me një problem që po rikthen në vëmendje frikën për çmimet e energjisë: rezervat e gazit janë dukshëm më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa çmimet në tregjet europiane janë rritur ndjeshëm. Kontratat referencë të gazit natyror në Europë, Dutch TTF, janë ngjitur mbi 65 euro për megavat-orë, niveli më i lartë që prej muajit mars. Sipas t


Euro në “pikiatë”. Tjetër dobësim i monedhës europiane përballë lekut
Euro po këmbehet ditën e sotme me 92 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë për valutën europiane. Të dhënat nga agjencitë e këmbimit valutor në vend konfirmojnë rënien e mëtejshme të euros përballë lekut. Dobësimi i vazhdueshëm lidhet me flukset e larta të valutës që hyjnë në vend, të nxitura kryesisht nga sektori i turizmit, por edhe nga remitancat e emigrantëve. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka theksuar në qëndrimet e saj të fundit se forcimi i lekut përballë euros


Shtrenjtohen sërish karburantet në vend, sa arrin çmimi i naftës
Tregu vendas i karburanteve po përballet me një tjetër valë shtrenjtimi, teksa çmimet në pikat e shitjes me pakicë në Tiranë kanë marrë një tjetër shtysë në rritje. Prej pasdites së të mërkurës, një litër naftë po shitet me rreth 219 lekë, duke u shtrenjtuar me 4 lekë krahasuar me nivelin e mëparshëm prej 215 lekësh. Edhe benzina ka regjistruar një rritje, duke kaluar nga 198 në rreth 202 lekë për litër. Lëvizja e re në tregun shqiptar vjen në një moment kur tregjet ndërkombë


Blerjet online po kthehen në makth? Ja çfarë duhet të kontrolloni para se të paguani
Blerjet online po shoqërohen gjithnjë e më shpesh me ankesa nga konsumatorët për produkte që nuk përputhen me përshkrimin, porosi që nuk mbërrijnë, mungesë faturash tatimore dhe raste kur shitësit nuk janë më të kontaktueshëm pas kryerjes së pagesës. Në një apel drejtuar konsumatorëve, Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm përpara se të kryejnë një blerje online dhe të verifikojnë sa më shumë të dhëna rreth shitësit dhe produk


Po vjen një tjetër taksë mbi naftën
Një tjetër kosto do ti shtohet çmimit final të karburantit që tregtohet në vënd. I gjithë zinxhiri nga prodhuesit, importuesit dhe tregtarët e karburantit do të paguajnë një tarfi kombëtare për shenjimin dhe monitorimin e naftës dhe benzinës. Tarifa do të jetë 6.5 euro për çdo 1 mijë litra naftë ose benzinë që tregtohet në vend. I gjithë procesi do të menaxhohet nga shoqëria “ALBTrace CO”, e cila do të kryejë procesin e shënjimit dhe do të lëshojë certifikatën përkatëse të


Kapërcen nafta, arrin në 206 lekë për litër. Rikthehet bordi?
Shtrenjtimi i çmimit të naftës nuk po ndalet. Këtë të enjte një litër naftë në tregun vendas ka arritur në nivelin e 206 lekëve. Në tre javët e fundit çmimi është rritur me 30 lekë. Kjo rritje vjen në një moment kur qeveria vendosi të mbyllë bordin e transparencës që përcaktonte çmimin e hidrokrabureve me shumicë dhe me pakicë. Paralelisht ky shtrenjtim vjen edhe si efekt i luftës në Lindjen e Mesme, tensionet në të cilin ka krijuar paqartësi në tregje. Sipas të dhënave, nga


Rënia e Euros të paktën deri në 2024 shpjegohet më shumë nga lejet e ndërtimit se turistët
Euro ka shënuar një rënie të fortë në vend, që ka nisur që nga fundi i vitit 2016. Në 2015-n, monedha e përbashkët këmbehej mesatarisht me gati 140 lekë. Në 2016-n, zbriti në 137.4 lekë. Që prej asaj kohe, zhvlerësimi i euros nuk është ndalur, për të arritur në 119 lekë në vitin 2022 dhe 100.7 lekë në 2024-n. Në 2025-n, euro ra për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve, me një mesatare vjetore prej 97.8 lekë. Nënçmimi ka vijuar me ritme më të ngadalta dhe këtë vit, me një


A e dini sa zyra të këmbimit valutor ka në Shqipëri? 80 prej tyre iu hoq licensa
Në një ekonomi ku përdorimi i valutës shtrihet në afro 50 % të shërbimeve kryesore, prania e zyrave të këmbimit valutor konsiderohet e rëndësishme për tu monitoruar. Banka e Shqipërisë ka vijuar mbikëqyrjen ndaj zyrave të këmbimit valutor gjatë vitit 2025, duke intensifikuar kontrollet për zbatimin e rregullave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Si rezultat i shkeljeve të konstatuara, institucioni ka revokuar 80 licenca, ndërsa ka vendosur edhe 201 ma


Rekord i ri për euron, ja sa do të shkojë...
Monedha europiane vijon të surprizojë me tendencen e saj rënëse në tregun e brendshëm. Java që mbyllëm por dhe kjo e hënë monedha europiane është në kufinjtë e 94 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ndërsa në treg ajo ka kapur edhe vlerën e 93 lekëve. Në qershor të vitit të kaluar një euro këmbehej në kufinjtë e 98 lekëve, ndërsa sot është 94 lekë. Nga po vjen zhvlerësimi i euros? Ecuria e turizmi, remitancat, investimet e huaja apo burimet informale janë di


Një ekonomi pa para cash/A jemi gati?
Shqipëria po shënon një rritje të vazhdueshme të përdorimit të pagesave elektronike, ndërsa Banka e Shqipërisë po vijon reformat për modernizimin e sistemit financiar. Kjo ishte tema e workshopit "Cashless Albania – Një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike: A jemi gati?" ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, sektorit bankar, akademisë dhe organizatave ndërkombëtare. Guvernatori Genti Sejko në fjalën e tij tha se vitet e fundit janë ndërmarrë një sërë reforma


6,500 vende pune të lira në të gjithë vendin.Nga inxhinierët, te kamarierët.
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se janë 6,500 vende të lira pune të shpallura në portalin puna.gov.al. Qindra pozicione pune në sektorë të ndryshëm janë të hapura për aplikim, duke krijuar mundësi punësimi për individë me nivele të ndryshme arsimore dhe profesionale. Sipas AKPA- së, mes vendeve të lira të punës përfshihen pozicione si ekonomist, menaxher, specialist komunikimi, inxhinier mekanik, zhvillues softuerësh, nëpunës zyre, inxhinier civil, në


Lajm i mirë, çmimi naftës arrin në nivelet e para luftës
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.


Banesë me qira në “AirBNB” me leverdi, qiratë pritet të rriten më tej
Eglent Bici, ekspert në tregun e Real Estate, është i mendimit se çmimet në tregun e qirave pritet të shtrenjtohen më tej. Sipas tij kjo valë lidhet me promovimin që po i bëhet Shqipërisë çka do të sjellë më shumë turistë. “Gjatë verës është planifikuar koncerti i Kanye West për tu zhvilluar në Tiranë. Ky është një marketing, i cili do të tërheqë shumë vëmendjen e shtetasve të huaj të cilët do të vijnë në Tiranë jo vetëm për koncertin, por edhe për turizëm. Pra vendi po hyn


Prona si mjet fitimi, jo strehimi. A po kërcënon tregu i qirasë strehimin?
Prej më shumë se një viti norma e inflacionin po luhatet në kufijtë e 2-2.5%, një tregues që është brenda objektivit. Por ajo që të bën përshtypje në këtë tregues është fakti se peshën kryesore e mban inflacioni në tregun e qirave. Të dhënat e INSTAT konfirmojnë këtë tendencë, e cila në disa muaj është dyfishuar. Por çfarë po ndodh me tregun e qirave? Kohët e fundit ka një tendencë në rritje të kthimit të banesave për strehim në prona për fitim, konkretisht për përdorim turis
bottom of page