top of page

Qeveria "hap thesin", shpërblen policët për protestën

Oct 20
1 min read

Qeveria ka miratuar shpërblimin financiar për 2,750 punonjës të Policisë së Shtetit, të angazhuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestave.


Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar më 19 tetor, secili prej efektivëve përfitues do të marrë 269,120 lekë. Për këtë qëllim, buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme i shtohet një fond prej 740 milionë e 80 mijë lekësh.


Shuma do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2026. Vendimi parashikon që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit të përcaktojë listën e punonjësve përfitues, bazuar në dokumentacionin justifikues, dhe të kryejë procedurat për dhënien e shpërblimit. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page