top of page
Të gjithë Artikujt


Rruga dytësore Tiranë–Durrës, shpallet fituesi i tenderit. Gati nisja e punimeve
Bashkia e Tiranës ka përmbyllur procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e rrugës dytësore Tiranë–Durrës, në segmentin nga spitali Hygeia deri te Megatek. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k. dhe “Ergi” sh.p.k., me një ofertë prej rreth 4,3 milionë eurosh. Fondi limit ishte rreth 594,9 milionë lekësh pa TVSH, ose afërsisht 6,26 milionë euro. Projekti financohet nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë dhe parashikon një afat prej pesë


Ndryshimi që prek mijëra biznese, pragu i TVSH-së ulet me 50%
Paketa fiskale për vitin 2027 parashikon një sërë ndryshimesh në sistemin e taksave, që prekin drejtpërdrejt kompanitë private, bizneset e vogla, sektorin e turizmit dhe aktivitetet tregtare. Ndër masat kryesore janë rritja e tatimit mbi fitimin e korporatave nga 15% në 17%, rritja e tatimit mbi dividentin nga 8% në 15%, si dhe e normës standarde të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20% në 21%. Paralelisht, propozohet ulja e pragut të regjistrimit të detyrueshëm në TVSH nga 10


Rruga Ndroq-Plepa, përfundojnë 5 km e parë. Në nëntor hapet gara për segmentin e fundit
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa po shkon drejt realizimit të plotë, me financimin e të gjithë segmentit dhe vijimin e procedurave për ndërtimin e pjesëve të mbetura. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se 5 kilometrat e parë deri në Pezë kanë përfunduar dhe janë marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërsa për 9 kilometrat pasues kontrata është lidhur tashmë. Për 10 kilometrat e fundit, që e çojnë aksin deri në Plepa të Durrësit, finan


Qeveria propozon masa të forta: Tatimet të vjelin me forcë detyrimet e papaguara!
Ministria e Financave propozon një sërë ndryshimesh në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, me synim forcimin e disiplinës në përmbushjen e detyrimeve tatimore, rritjen e efektivitetit të kontrolleve dhe kufizimin e mundësive për shmangien e detyrimeve ndaj shtetit. Projektligji parashikon ndërhyrje në disa fusha, nga pagesat me para në dorë dhe mbledhja e detyrimeve të papaguara, deri te kontrollet gjatë çregjistrimit të subjekteve dhe sanksionet për


Ndryshon tatimi mbi pagat, çfarë propozohet në Paketën Fiskale 2027
Paketa Fiskale për vitin 2027 parashikon ndryshime në mënyrën e tatimit të të ardhurave nga punësimi, duke rishikuar pragjet e fashave tatimore dhe duke vendosur një normë të re për individët me paga të larta. Sipas propozimit, punonjësit me paga bruto deri në 300 mijë lekë në muaj do të përfshihen në fashën që tatohet me normën 13%, ndërsa norma 23% do të zbatohet për pagat nga 300 001 lekë deri në 700 mijë lekë në muaj. Për të ardhurat nga pagat mbi 700 mijë lekë në muaj pa


Banka Botërore: Barrierat tregtare pengojnë eksportet shqiptare
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4% gjatë vitit 2026, ndërsa përmirësimi i mëtejshëm i produktivitetit, zgjerimi i eksporteve dhe ulja e kostove që përballojnë bizneset konsiderohen thelbësore për të garantuar një rritje më të qëndrueshme. Në raportin e vjeshtës për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore vlerëson se reformat në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve mund të rrisin Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë deri në 10% në periudhën afatmesme. Sipa


Shqipëri–Itali, zgjatet me 5 vite marrëveshja për lejet e drejtimit
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit është zgjatur edhe për pesë vite të tjera. Vendimi garanton vijimësinë e procedurave të konvertimit të lejeve të drejtimit për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe për shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e cila e cilëson zgjatjen e marrëveshjes si një lehtësi për qytetarët e të


Makinat e lëna prej muajsh në rrugë, gati rregullat e reja: Si do të verifikohen para se të shkatërrohen
Automjetet që prej kohësh qëndrojnë të palëvizura në rrugë dhe zënë hapësirat e përbashkëta mund t’i nënshtrohen një procedure të re, që nis me ndërhyrjen e bashkive dhe përfundon me trajtimin përfundimtar të mjetit. Projektvendimi i përgatitur nga Ministria e Mjedisit dhe i hedhur për konsultim, për administrimin e automjeteve jashtë përdorimit parashikon jo vetëm largimin e tyre nga hapësirat publike, por edhe kontrollin e pronësisë dhe të statusit ligjor përpara se të ven


4 korsi drejt kufirit me Greqinë, nis procedura për autostradën Gjirokastër–Kakavijë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e zgjerimit të aksit Gjirokastër–Kakavijë, një segment me gjatësi rreth 24 kilometra që përbën pjesën jugore të Korridorit Adriatiko-Jonian. Fondi limit për këtë procedurë është gati 100 milionë lekë. Sipas dokumenteve të tenderit, synimi është që rruga ekzistuese të transformohet në një autostradë të kategorisë A, me dy korsi lëvizjeje në secilin drejtim dhe korsi emergjence. Projekti parashikon gjitha


Keni legalizuar banesën, por ju mungojnë faturat e parcelës? Ja si t’i merrni falas online
Qytetarët që kanë legalizuar banesën, por nuk disponojnë faturat për pagesën e parcelës ndërtimore, mund t’i sigurojnë ato përmes një aplikimi online në portalin e-Albania, pa kosto. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar hapat që duhet të ndjekin qytetarët dhe bizneset për të përfituar këtë shërbim, i cili mundëson marrjen elektronike të dokumentacionit. Fillimisht, aplikuesit duhet të identifikohen në portalin e-Albania dhe të kërkojnë shërbimin “Kërkesë për pajisje m


Shpallen fituesit! Kredi të buta për 1,500 familje në Tiranë
Rreth 1,500 familje në Tiranë janë shpallur fituese të radhës të programit të strehimit social për subvencionimin e interesave të kredive. Lista me emrat e përfituesve i është përcjellë Këshillit Bashkiak të Tiranës për miratim, ndërsa pas përfundimit të kësaj procedure, familjet do të mund të vijojnë aplikimin pranë bankave të nivelit të dytë. Programi synon të lehtësojë barrën financiare për familjet që duan të blejnë një banesë në kryeqytet, por që përballen me vështirësi


Kush bën dëm, paguan! Fatura do të vijë në shtëpi
“Kush shkakton dëm, e paguan” është parimi mbi të cilin Kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e re ligjore pas episodeve të dhunës dhe dëmtimit të pronës gjatë protestave në Tiranë. Përmes një ligji të posaçëm për riparimin e dëmeve të shkaktuara gjatë tubimeve, qeveria synon të vendosë përgjegjësi financiare mbi personat që shkatërrojnë pronën publike apo private. Sipas Ramës, dëmet nuk duhet të mbeten barrë vetëm e buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve, ndërsa autorët të
bottom of page