Zv.ministri i Financave jep detaje: Kur do t'i marrin policët shpërblimin dhe rritjen e pagave

Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj dha detaje nga vendimi i qeverisë për të shpërblyer policët e angazhuar në protestë dhe për të rritur pagat e tyre.
Sipas Yzeirajt, shpërblimi prej 2.500 euro do të jepet brenda këtij viti, ndërsa rritja e pagave do të jetë pjesë e buxhetit të ardhshëm.
"Shpërblimi për forcat e policisë është pjesë. E buxhetit të vitit 2026, pra do të ekzelutojet brensa vitit 2026. Ndërkohë, duke filluar nga viti që vjen patjetër që do të ketë një rivlerësim të pagave të policëve, por nuk mund të jap një shifër fiks apo detaje sepse jemi ende në fazë diskutimesh. Ministria e Brendshme vjen me kërkesat e veta kur hartojmë projektbuxhetin dhe patjetër që ka një vendim që do të ketë rivlerësim të pagave, sidomos për nivelet më të ulëta, por masa do të vendoset gjatë diskutimeve", tha Yzeiraj.






Comments