top of page
Të gjithë Artikujt


Tirana nuk do të jetë më njësoj! Zbulohet projekti gjigant për sheshin “Nënë Tereza”, do të lejohen vetëm këmbësorët
Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë pritet t’i nënshtrohet një transformimi të rëndësishëm, me një projekt që parashikon kthimin e hapësirës në një zonë kryesisht për këmbësorët dhe ndërtimin e një kompleksi të gjerë nëntokësor. Për realizimin e strukturave të reja, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka hapur procedurën e prokurimit me një fond limit prej 2.08 miliardë lekësh, ose mbi 21 milionë euro. Projekti është pjesë e nismës “Ndërtimi i nyjeve multimodale të mobilitetit, Ra


Pagat më të larta i gjeni në Tiranë, në qarqe shteti paguan më shumë se privati
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, financave dhe shërbimeve profesionale. Në qarqet e tjera, punonjësit e administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë paguhen përgjithësisht më mirë se të punësuarit në sektorin privat. Të dhënat rajonale të publikuara nga INSTAT, tregojnë diferenca të dukshme të pagave jo vetëm ndërmjet qarqeve, por edhe ndërmjet aktiviteteve ekonomike. Në Tiranë, paga më e lartë regjistr


Nafta "ndez" inflacionin, çmimet rriten në disa sektorë
Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua lehtë gjatë muajit gusht, por vijon të qëndrojë mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT, rritja vjetore e çmimeve arriti në 3.2%, nga 3.4% që ishte në korrik. Ky është muaji i tretë radhazi që inflacioni qëndron mbi objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar në grupin “Transporti”, ku çmimet u rritën me 12%. Aktualisht, në tregun


Kredi me 0% interes për ish-qiramarrësit: këto janë dokumentet që duhen për aplikim
Enti Kombëtar i Banesave ka publikuar informacionin për dokumentacionin që duhet të paraqesin ish-qiramarrësit në ish-pronë private që aplikojnë për kredi me 0% interes. Sipas informacionit të publikuar, aplikimi kryhet përmes platformës e-Albania. Skema synon të mbështesë familjet përfituese për zgjidhjen e strehimit, ndërsa subvencionimi i interesave të kredisë financohet nga Buxheti i Shtetit. Dokumentet që kërkohen Nga materialet e publikuara nga Enti Kombëtar i Banesave


Qiratë “fluturojnë” në shtator, eksperti zbulon çfarë po ndodh
Tregu i pasurive të paluajtshme po përjeton një periudhë me kërkesë të lartë, ndërsa nisja e vitit akademik po rikthen në fokus edhe tregun e qirave. Qendra e qytetit mbetet zgjedhja kryesore për një pjesë të konsiderueshme të kërkuesve, ndërsa zonat periferike ofrojnë alternativa më ekonomike. Demirxhiu deklaroi në një intervistë se gjatë muajve të verës është vërejtur një fluks i shtuar kërkese në treg. Megjithatë, sipas tij, ritmi i kësaj kërkese është zbutur krahasuar me


Radhë dhe kontrolle më të forta në Europë, si preken shqiptarët?
Udhëtarët që hyjnë në zonën Schengen duhet të përgatiten për kontrolle më të detajuara kufitare dhe, në disa pika kalimi, për radhë dhe vonesa më të gjata. Nga 7 shtatori, pas përfundimit të periudhës së fleksibilitetit, vendet europiane nuk kanë më të njëjtën mundësi për të pezulluar përkohësisht kontrollet biometrike kur krijohen radhë të mëdha. Në qendër të ndryshimit është Entry/Exit System (EES), sistemi i ri europian që regjistron në mënyrë elektronike hyrjet dhe daljet


Rritet mosha! Ja kur do të dalin në pension gratë
Mosha e daljes në pension për gratë pritet të rritet gradualisht, me synimin që burrat dhe gratë të arrijnë të dalin në pension në moshën 65 vjeç deri në vitin 2035. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, e cila ka shpjeguar se një prej pikave të reformës lidhet pikërisht me rishikimin e formulës aktuale të rritjes së moshës së pensionit. Sipas Manjanit, në reformën e fundit të vitit 2014 ishte përcaktuar që rritja graduale


Mijëra legalizime në gusht, ja ku mund ta gjeni dokumentin tuaj
Procesi i legalizimit të ndërtimeve informale ka vijuar edhe gjatë muajit gusht, me 3.245 vendime legalizimi të dhëna nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Ndryshe nga procedurat tradicionale, qytetarët që kanë përfituar nuk kanë nevojë të paraqiten fizikisht pranë zyrave të Kadastrës për të tërhequr dokumentin. Sipas ASHK-së, vendimi u dërgohet drejtpërdrejt në profilin personal në e-Albania, i pajisur me vulë digjitale dhe nënshkrim elektronik. Përveç dokumentit që gjendet n


Manifaktura kërkon ndryshim rregullash, zbardhen 6 kërkesat për Paketën Fiskale
Sektori i manifakturës i ka paraqitur Ministrisë së Financave një paketë me gjashtë propozime konkrete për t’u përfshirë në diskutimet për Paketën Fiskale 2027. Kërkesat synojnë kryesisht uljen e kostove për kompanitë prodhuese, ruajtjen e vendeve të punës, nxitjen e investimeve dhe përshpejtimin e modernizimit teknologjik të industrisë. Në letrën drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj, shoqata argumenton se sektori po përballet me presione të shumta, mes rritjes së ko


Rruga "Myslym Shyri" si mbushës i arkës së Bashkisë nga gjobat!
Nga Zak Topuzi Një nga akset më të rëndësishme të biznesit të vogël në Tiranë, ku punësohen qindra familje, është kthyer në një zonë stresi dhe "gjahu" ditor nga Policia Bashkiake e Rrugore. Marrja e një korsie për biçikletat pa menduar logjistikën e një rruge tregtare ( pa siguruar një alternativë) i ka lënë blerësit pa mundësi parkimi. Rezultati? Rruga mbetet vetëm me një korsi. Makina të ndaluara 5 minuta dhe policë me bllok gjobash për të mbushur arkën e shtetit. Detyr


Çmimet e ushqimeve drejt rënies? Elvin Meka tregon çfarë pritet pas “Pasqyrë Albania”
Çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të jenë një nga çështjet më të ndjeshme për familjet shqiptare, ndërsa debati për mënyrën se si formohet çmimi final po zhvendoset përtej pikave të shitjes. Profesori i ekonomisë, Elvin Meka, e sheh nismën “Pasqyrë Albania” si një hap pozitiv për rritjen e transparencës, por argumenton se publikimi dhe monitorimi i çmimeve nuk mund të jenë zgjidhja e vetme. Sipas tij, duhet parë me kujdes gjithë zinxhiri që nis nga importi dhe kalon përme


Të rinjtë rikthehen në fshat, kjo është skema që po i josh drejt blegtorisë
Blegtoria duket se po kthehet në një nga alternativat më të preferuara për të rinjtë që zgjedhin të investojnë në fshat. Të dhënat e Skemës Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026 tregojnë një interes të konsiderueshëm për zgjerimin e fermave dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese. Në total janë regjistruar 414 aplikime nga fermerë të rinj, me investimet që janë përqendruar kryesisht në tre drejtime: kafshë, makineri bujqësore dhe ambiente për mbajtjen e tyre. Nga 414 aplikimet
bottom of page