top of page
Të gjithë Artikujt


Rama i ashpër me administratën: Kush vonon përgjigjet do të mbajë përgjegjësi
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar administratën publike se mosrespektimi i afateve në dhënien e përgjigjeve ndaj qytetarëve nuk do të kalojë pa pasoja. Në një mesazh drejtuar administratës, Rama kërkoi që çështjet që përballen me pengesa ligjore të ndahen në kategori të qarta, në mënyrë që vendimmarrësit të përcaktojnë se cilat pengesa mund të zgjidhen dhe cilat duhet të mbeten në fuqi. Sipas kryeministrit, qytetarët duhet të marrin një përgjigje të qartë dhe nuk mund të


Reforma e pensioneve po afron, ja çfarë pritet të ndryshojë
Sistemi i pensioneve në Shqipëri pritet të përballet me ndryshime të reja, ndërsa zhvillimet demografike po shtojnë presionin mbi skemën publike. Rënia e lindshmërisë, plakja e popullsisë dhe ndryshimi i raportit mes personave që kontribuojnë dhe atyre që marrin pension po e bëjnë të nevojshëm rishikimin e sistemit. Eksperti i tregut të sigurimeve, Elvis Ponari, sjell në vëmendje ndryshimet që pritet të diskutohen në kuadër të reformës së pensioneve dhe sfidat me të cilat për


Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta "fluturon" në 229 lekë
Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë marrë një tjetër goditje, duke u afruar me nivelet më të larta të regjistruara gjatë krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Në pikat e shitjes me pakicë, nafta të shtunën ka arritur deri në 229 lekë për litër, ndërsa benzina po tregtohet deri në 219 lekë për litër. Rritja vjen vetëm pak ditë pas një tjetër shtrenjtimi të karburanteve në tregun vendas. Nafta, e cila më parë tregtohej rreth 219 lekë/litër, është shtrenjtuar me rreth 7-1


Ku janë banesat e lira në Tiranë? Pipiria nxjerr “hartën” e zonave me çmimet më të ulëta
Nisma e qeverisë për të lehtësuar strehimin e çifteve të reja dhe profesionistëve përmes kredive me zero interes deri në 60 mijë euro shihet si një hap pozitiv, por për tregun e pasurive të paluajtshme mbetet një problem thelbësor: çmimet e larta dhe oferta e kufizuar e banesave të përballueshme. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme, Reinaldo Pipiria, e konsideron programin një nisje të mirë, por paralajmëron se vetëm mbështetja financiare për blerësit nuk


110 mln euro nga Gjermania për energjinë/ Karakaçi zbulon 3 projektet
Qeveria shqiptare ka miratuar tre marrëveshje me qeverinë gjermane, me një vlerë totale prej 110 milionë eurosh, për financimin e projekteve në sektorin e energjisë dhe eficiencës energjetike. Nga kjo shumë, 20 milionë euro do të ofrohen në formën e grantit. Detajet u bënë të ditura nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili tha se marrëveshjet lidhen me rehabilitimin e konvikteve, HEC-in e Vaut të Dejës dhe digjitalizimin e sistemeve të operatorit të


Biznesi "shpërthen" kundër Dhomës Ekonomike Kombëtare: Nuk na përfaqësoni dot me detyrim!
17 organizata të komunitetit të biznesit në Shqipëri kanë dalë me një qëndrim të përbashkët kundër projektligjit “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”, duke kërkuar rishikimin e modelit të propozuar për përfaqësimin e sipërmarrjes. Organizatat, mes të cilave Dhoma Amerikane e Tregtisë, dhomat gjermane, italiane, britanike e zvicerane të tregtisë, shoqata të investitorëve, bankave, industrisë dhe teknologjisë, vlerësojnë se pavarësisht ndryshimeve të bëra në versionin e ripunuar të


Rritja e naftës nuk ndalet, Ibrahimaj zbulon çfarë do të bëjë qeveria
Pavarësisht rritjes së çmimit të naftës, qeveria nuk do ta rikthejë Bordin e Transparencës. Ministrja Delina Ibrahimaj tha se konflikti në Lindjen e Mesme pritet të zgjasë, çka mund të vijojë të ushtrojë presion mbi çmimet e naftës. Megjithatë, sipas saj, Bordi i Transparencës është një instrument i menduar për periudha të shkurtra, me qëllim shmangien e abuzimeve dhe jo si mekanizëm i përhershëm për përcaktimin e çmimeve. “Sa i përket çmimit të naftës, konflikti në Lindjen e


Kredi me 0% interes për shtëpinë, ja kur hapen thirrjet
Qeveria pritet të miratojë në fillim të tetorit programin e ri kombëtar të strehimit, i cili synon t’u japë mundësi mijëra çifteve të reja të blejnë banesë përmes kredive të subvencionuara nga shteti. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se paketa ligjore do të miratohet në fillim të tetorit, ndërsa thirrjet për përfituesit do të hapen brenda këtij viti. Sipas saj, për shkak të procedurave administrative, fituesit pritet të shpallen në fillim të vitit


Nafta në nivelet më të larta të 4 muajve, Brent prek 110 dollarë
Çmimi i naftës Brent u ngjit këtë të premte në nivelet më të larta të rreth katër muajve, teksa tregjet po ndjekin me shqetësim zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe rrezikun për furnizimin global me energji. Gjatë tregtimit, Brent arriti deri në 109.97 dollarë për fuçi, pas rritjes prej më shumë se 6% në seancën e mëparshme. Më pas, çmimi u tërhoq drejt intervalit 106–107 dollarë, ndërsa nafta mbeti në trajektore për një rritje të fortë javore. Një nga shqetësimet kryesore të tr


Lajmi i shumëpritur për fermerët! Nis sot pagesat e Skemës Kombëtare
Nisin sot pagesat për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026. Pagesat do të kryhen fillimisht për ata aplikues që kanë përfunduar me sukses kontrollet administrative dhe verifikimet në terren dhe që janë shpallur fitues pasi kanë përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara. Lajmin e ka bërë të ditur Ardita Kuçi, e cila deklaroi se procesi i pagesave ka hyrë tashmë në fazën e parë. “Sot fillojnë pagesat për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujq


OTP Group në top 10 bankat më të mira në botë sipas Forbes
Grupi bankar OTP është renditur ndër bankat me performancën më të mirë në botë, duke u pozicionuar në vendin e 10-të në nivel global në kategorinë e bankave të mëdha, sipas klasifikimit “World’s Top Performing Banks 2026” të Forbes. Renditja, e hartuar nga Forbes në bashkëpunim me Statista, vlerëson bankat mbi bazën e treguesve objektivë të performancës financiare. Në fokus janë rritja e qëndrueshme, përfitueshmëria, pozicioni i kapitalit dhe financimit, si dhe cilësia e akti


4000 çifte do blejnë shtëpi me kredi të butë! Rama zbulon skemën, ja kur hapen aplikimet
Qeveria ka zbuluar skemën e re të mbështetjes për çiftet e reja që duan të blejnë një banesë. Duke nisur nga viti 2027, 4 mijë çifte do të kenë mundësi të përfitojnë kredi të subvencionuara nga shteti, ndërsa aplikimet pritet të hapen që në nëntor të këtij viti. Programi është pjesë e reformës së re kombëtare të strehimit, të cilën kryeministri Edi Rama e ka prezantuar si një ndryshim të mënyrës se si shteti do të ndërhyjë në tregun e banesave. Draftligji për reformën pritet
bottom of page