top of page
Të gjithë Artikujt


Qeveria greke "hap thesin": 400 euro bonus çdo vit për pensionistët, ja kur nis pagesa
Një paketë e re masash ekonomike pritet të prekë pensionet, pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore në Greqi. Ndër ndryshimet kryesore është pagesa vjetore prej 400 eurosh për pensionistët, ndërsa në vitet në vijim parashikohen bonuse dhe rritje të tjera për punonjësit e sektorit publik e privat. Pagesa shtesë prej 400 eurosh pritet të nisë në nëntor 2026 dhe të përsëritet çdo vit. Skema do të zgjerohet ndjeshëm, pasi pritet të hiqen kriteret që lidhen me të ardhurat dhe


Sinjal i ri nga tregu i pronave: Çfarë po ndodh në periferi të Tiranës
Tirana po hyn në një fazë të re të tregut të pasurive të paluajtshme. Pas viteve kur kërkesa dhe çmimet u rritën me ritme të shpejta, blerësit duket se po bëhen më selektivë, ndërsa vëmendja po zhvendoset gradualisht nga zonat tradicionale të kryeqytetit drejt periferive dhe territoreve që po përjetojnë zhvillim të ri urban. Apartamentet mbeten produkti kryesor i tregut rezidencial, si për familjet që kërkojnë banesë, ashtu edhe për personat që e konsiderojnë pronën një mënyr


Pagesat e shpejta, Shqipëria përgatitet për revolucionin e transfertave
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë më 3–4 shtator në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore e Malit të Zi, me rastin e 25-vjetorit të themelimit. Në panelin mbi besueshmërinë, politikën monetare dhe integrimin në BE, Sejko theksoi rëndësinë e institucioneve të forta, politikave të qëndrueshme dhe komunikimit transparent për ruajtjen e besimit dhe stabilitetit makroekonomik. Ai veçoi reformat e Shqipërisë në kuadër të përafrimit me BE-në, përfshirë


Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Prej disa muajsh, dy të rinj nga India, me profesion inxhinierë, janë të punësuar në kompaninë shqiptare “Ital Costruzioni”, prodhues i strukturave metalike tërësisht për tregun europian. Të rinjtë thonë se arsyeja kryesore e punësimit në Shqipëri është paga e lartë deri në 50% më shumë sesa në Indi. Por gjithashtu punësimi në vend po iu jep atyre mundësi për përvojë në tregun europian. “Në Shqipëri fitoj rreth 50% më shumë të ardhura mujore sesa në Indi dhe me pagën time arr


Përfundon trajtimi i banesave informale në Selitën e Madhe, ja sa familje përfitojnë nga legalizimet
Ka përfunduar procesi i evidentimit dhe trajtimit të banesave informale në zonën prioritare të Selitës së Madhe. Verifikimet janë kryer derë më derë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ndërsa në terren janë evidentuar gjithsej 733 ndërtesa. Nga kontrollet e kryera, 364 banorë kanë deklaruar se disponojnë dokumentacion pronësie, ndërsa për një pjesë të familjeve procedurat e legalizimit kanë përfunduar. Sipas të dhënave të publikuara nga ASHK, 41 familje kanë marrë vendim le


Takimi i ministrave të Financave të G20-s
Nga Anastas Angjeli Takimi i Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të ekonomive më të mëdha të botës, që u mblodhën në Asheville të SHBA-së, më 31 gusht – 1 shtator, nën presidencën amerikane të G20-s, ishte një nga tryezat më të rëndësishme të financës globale. Në të morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Bashkimit Afrikan. E veçanta në pjesëmarrje në këtë takim ishte pjesëmarrja gjithashtu fizikisht e ministrit të Financave të Federat


"Rossmann & Lala" hap dyert përballë Parlamentit, oferta speciale për 3 ditë
Tirana shton një tjetër adresë "Rossmann & Lala". Kompania ka inaguruar sot dyqanin e saj të 30-të në Shqipëri, duke vijuar planin e zgjerimit dhe duke sjellë një pikë të re shërbimi në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, përballë Parlamentit. Hapja e re vjen në një moment kur kompania po ndërmerr një sërë ndryshimesh në treg, me fokus te zgjerimi i rrjetit, çmimet dhe përmirësimi i ofertës për konsumatorët. Arritja e shifrës prej 30 dyqanesh përfaqëson një tjetë


Kredi për studentët me norma të favorshme interesi, ministria hap thirrjen
Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë ka hapur thirrjen për bankat e nivelit të dytë që duan të bëhen pjesë e skemës së kreditimit studentor. Në thelb, skema synon t'u japë studentëve mundësinë të financojnë kostot e studimeve përmes një kredie bankare, ndërsa një pjesë e interesit nuk do të rëndojë mbi ta, pasi do të subvencionohet nga buxheti i shtetit. Por sa do të jetë interesi? Kjo do të përcaktohet përmes garës mes bankave. AKFAL do të rendisë ofertat duke


Po shtrohet asfalti: Elbasan–Rrogozhinë drejt hapjes së madhe
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan–Rrogozhinë vijojnë me ritme të larta, ndërsa realizimi fizik i gjashtë fazave të para të projektit ka arritur në 87 për qind. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, aktualisht puna është përqendruar në realizimin e shtresave asfaltike në rreth 15 kilometra të segmentit. Një pjesë e rëndësishme e punimeve po zhvillohet edhe në veprat e artit. Në segmentin Elbasan–Papër, në fazën e tretë të projektit


Aeroporti i Tiranës thyen rekordet, 6 milionë pasagjerë në 6 muaj
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të zgjerojë trafikun ajror, duke u renditur në krye të aeroporteve të rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Sipas kryeministrit Edi Rama, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti në aeroport kanë udhëtuar rreth 6 milionë pasagjerë, një shifër që përfaqëson një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. “6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me


LIS në telefon, fermerët marrin falas informacion për tokën dhe ulin kostot e prodhimit
Fermerët shqiptarë tashmë mund të kenë në telefon informacion të detajuar për tokën bujqësore që kultivojnë, përmes aplikacionit të ri LIS – Sistemi i Informacionit të Tokës. Aplikacioni u prezantua në Roskovec nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite në plantacionin prej 7 dynymësh me shegë të fermerit Agron Gega. Përmes LIS, fermerët mund të aksesojnë pa pagesë dhe drejtpërdrejt nga telefoni të dhëna mbi karakteristikat e tokës, analizat


Apartamente të paguara, por nën sekuestro: ndryshon ligji, çfarë ndodh me blerësit
Një apartament për të cilin qytetari ka paguar paratë mund të përfundojë nën administrimin e shtetit nëse objekti lidhet me një subjekt të hetuar ose dënuar nga drejtësia. Pikërisht kjo situatë ka vënë përballë njëri-tjetrit interesin e shtetit për të konfiskuar pasuritë e paligjshme dhe të drejtën e qytetarëve që kanë investuar kursimet e tyre në një banesë. Ndryshimet e propozuara në kuadrin ligjor për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara synojnë të v
bottom of page