top of page
Të gjithë Artikujt


Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, Malaj kallëzohet në SPAK
Ngërçi për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka marrë një tjetër përmasë. Pas bllokimit të listëpagesave, 18 gjykata dhe shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve kanë depozituar kallëzim penal në SPAK ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj, Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë Gentian Keri dhe 14 drejtuesve të degëve të Thesarit. Përplasja tashmë nuk është vetëm institucionale. Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Posaçme, ku magjistratët kërkojnë hetim për mënyrën se si ësht


187 mijë lekë në muaj! Profesioni që kryeson listën e pagave në Shqipëri
Paga mesatare në Shqipëri ka arritur në 92.150 lekë bruto në muaj gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke u rritur me 9.8% krahasuar me një vit më parë. Por disa profesione dhe sektorë qëndrojnë shumë mbi mesataren kombëtare. Në krye të listës së pagave janë punonjësit e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, ku paga mesatare mujore bruto arrin në 187.267 lekë. Kjo është më shumë se dyfishi i pagës mesatare kombëtare prej 92.150 lekësh dhe e vendos sektorin financiar


Sejko jep sinjalin: Më shumë kredi për biznesin
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Francis Malige, Drejtor Menaxhues për Institucionet Financiare në BERZH, ku diskutimet u përqendruan te zhvillimet e sektorit bankar, kreditimi i ekonomisë dhe procesi i integrimit të kuadrit rregullator shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Një nga çështjet kryesore të diskutimit ishte zgjerimi i kreditimit, veçanërisht për sektorin privat. Sipas Sejkos, sistemi bankar shqiptar vijon të ketë nivele të qën


Paga mesatare rritet, por hendeku mbetet i madh, sa punonjës janë në minimum?
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka vijuar rritjen gjatë vitit 2026. Në tremujorin e dytë, ajo arriti në 92.150 lekë, duke u rritur me 9,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, pavarësisht rritjes së pagës mesatare, shpërndarja e të ardhurave tregon se një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve vijon të paguhet në nivelet më të ulëta. Sipas të dhënave, 25,8% e të punësuarve me pagë marrin pagën minimale, ndërsa 17,1% e tyre kanë një pagë mbi 120 mij


Fundi i pritjes për legalizimet? Qeveria propozon afate dhe procedura të reja
Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje pritet të hyjë në një fazë të re. Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj që synon përshpejtimin dhe përmbylljen e proceseve kalimtare të pronësisë, duke vendosur rregulla të reja për poseduesit, ndërtimet pa leje, konfliktet mes investitorëve dhe pronarëve, si edhe për rastet kur subjektet nuk identifikohen. Ndryshimet i japin Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kompetenca të reja për të mos lejuar që pengesat në terre


Ndryshon harta e udhëtimeve/ Cilat destinacione shënuan rritjen më të madhe?
Vera është një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për aeroportet, me udhëtime të shumta për pushime, takime me të afërmit dhe arsye të tjera. Por, përtej destinacioneve që mbajnë numrin më të lartë të pasagjerëve, të dhënat e korrikut 2026 tregojnë se disa linja kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në total, trafiku u rrit me 28% krahasuar me korrikun 2025, duke arritur në 1.65 milionë pasagjerë. Sipas raportit të trafik


Lëvizje e papritur nga qeveria, Kadastra dhe ATP bëhen një. Ja çfarë ndryshon për pronat
Qeveria po ndërmerr një reformë të thellë në institucionet që trajtojnë çështjet e pronave në vend. Nga reforma preken konktetisht Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave. Një projektligj i hedhur për konsultim publik parashikon krijimin e Agjencisë Shtetërore të Pronës, duke bashkuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës me Agjencinë e Trajtimit të Pronës. Sipas draftit, institucioni i ri do të ketë nën një strukturë regjistrimin e pasurive të paluajt


85 milionë euro për Durrësin! Nis projekti gjigant, ja çfarë do të ndryshojë
Një investim prej rreth 85 milionë eurosh ka hyrë në fazën e zbatimit në Durrës, me synim modernizimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve në qytet. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, bëri të ditur nisjen e punimeve për projektin, i cili financohet me mbështetje të konsiderueshme nga Bashkimi Evropian, ndërsa pjesë e financimit vjen edhe nga Agjencia Franceze për Zhvillim. Sipas Karakaçit, projekti pa


Po vjen Bursa Bujqësore, fermerët do të krahasojnë ofertat dhe çmimet
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka prezantuar nismën për ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm i ri që synon të ndryshojë mënyrën se si fermerët shqiptarë lidhen me tregun dhe shesin prodhimin e tyre. Nëpërmjet kësaj platforme, blerësit me shumicë do të mund të deklarojnë produktin që kërkojnë, sasinë, cilësinë dhe çmimin që janë të gatshëm të ofrojnë. Fermerët do të kenë mundësi të shohin ofertat e ndryshme dhe të zgjedhin atë që u leverdis më sh


Pensioni pas vdekjes së familjarit, ja sa para përfitojnë bashkëshorti dhe fëmijët
Humbja e një familjari që ka qenë përfitues ose kontribuues në skemën e sigurimeve shoqërore sjell edhe të drejtën për pension familjar për anëtarët e familjes që plotësojnë kushtet. Por sa është masa e këtij pensioni dhe si ndahet mes bashkëshortit dhe fëmijëve? Pensioni familjar përcaktohet mbi bazën e pensionit që personi i ndjerë merrte ose do të kishte përfituar. Masa e përfitimit ndryshon në varësi të numrit dhe statusit të pjesëtarëve të familjes që kanë të drejtë të m


Kadastra zbret sot në terren! Troket derë më derë për pronat pa dokumente
Një mënyrë e re për të trajtuar problematikën e banesave pa dokumentacion pronësie nis të zbatohet nga sot nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Në vend që qytetarët të presin procedurat vetëm përmes aplikimeve, specialistët do të dalin në terren dhe do të trokasin derë më derë për të identifikuar dhe trajtuar rastet që plotësojnë kushtet ligjore. Nisma nis në Palasë, ku ekipet e Kadastrës do të qëndrojnë për një javë. Gjatë kësaj periudhe synohet të evidentohen dhe të shqyrto


Kur pensioni nuk mjafton, kush do ta mbajë standartin e jetesës së shqiptarëve nesër?
Shqipëria po përballet me një realitet që nuk mund të shtyhet më: një popullsi që plaket, familje që zvogëlohen dhe pensione që shpesh nuk mjaftojnë për të përballuar jetën e përditshme. Të dalësh në pension duhet të nënkuptojë fundin e një karriere dhe fillimin e një periudhe më të qetë të jetës. Por për shumë shqiptarë, realiteti është ndryshe. Pensioni shpesh shkon për ushqime, ilaçe, energji dhe shpenzime të tjera bazë, duke lënë shumë pak hapësirë për një jetë dinjitoze.
bottom of page