top of page
Të gjithë Artikujt


Një nga gangrenat e pronave merr fund, 4.3 milionë kartela digjitalizohen
Për vite me radhë, kartelat fizike të pronësisë kanë qenë një nga pengesat kryesore në procesin e administrimit dhe formalizimit të pronave në Shqipëri. Kërkimi manual i dokumenteve, regjistrat fizikë dhe nevoja për konsultimin e tyre kanë sjellë vonesa, procedura të zgjatura dhe risk për gabime në përpunimin e të dhënave. Kjo situatë pritet të ndryshojë pas përfundimit të digjitalizimit të rreth 4.3 milionë kartelave të pasurisë në të gjithë vendin. Agjencia Shtetërore e Kad


SHKRESA/ Zbardhet përgjigjja e Malajt për pagat e magjistratëve
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar për pagat e magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë, duke mohuar që Thesari apo Ministria e Financave t’i kenë bllokuar pagesat. Sipas Malajt, problemi lidhet me mënyrën e hartimit të listëpagesave të muajit gusht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në një letër drejtuar KLGJ-së dhe KLP-së, ministri kërkon që listëpagesat dhe urdhërshpenzimet e muajit gusht


Shqipëria "i mbyll derën" Brazilit! Nga sot, ndalohet importi i mishit brazilian
Nga sot, hyn në fuqi vendimi për të ndaluar importin e mishit dhe produkteve me origjinë shtazore nga Brazili në vendin tonë. Kjo ndërprerje e marrëdhënieve tregtare vjen pas vendimit të BE për të ndaluar furnizimin me produkte të origjinës shtazore nga Brazili, për shkak të përdorimit të medikamenteve veterinare që rrisin masën muskulare të kafshëve. Në bazë të ndryshimeve të reja, Brazili është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të tyre të autorizuara për hyrj


Merrni masa! Elbasani pa drita për 4 ditë, ndërprerje deri në 9 orë!
Banorët dhe bizneset në disa zona të Elbasanit duhet të përgatiten për ndërprerje të zgjatura të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme dhe tre ditëve të ardhshme. Furnizimi me energji elektrike do të ndërpritet përkohësisht në disa zona gjatë datave 3, 4, 5 dhe 8 shtator. Sipas njoftimit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ndërhyrjet janë të planifikuara dhe do të zhvillohen gjatë një intervali të gjatë kohor, nga ora 06:30 deri në 16:00. Ndërprerjet do të prekin s


Qeveria "hap thesin", miliona lekë për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimi
Këshilli i Ministrave ka miratuar një tjetër masë në kuadër të procesit të përfundimit të problematikave të pronësisë që lidhen me ndërtimet informale të legalizuara. Në fokus të vendimit janë pronarët e pasurive të paluajtshme private, tokat e të cilëve janë prekur nga objektet që kanë kaluar procesin e legalizimit. Sipas vendimit, për kompensimin financiar është përcaktuar një vlerë totale prej 840 702 155,51 lekësh, e cila do të shpërndahet për një sipërfaqe prej 61 477,1


Ibrahimaj në takim me rrjetet e supermarketeve: Po ndërtohet “radari” i çmimeve
Ndërtimi i platformës “PriceWatch Albania – Pasqyra e Çmimeve” po hyn në një fazë të re, me përfshirjen e rrjeteve kryesore të supermarketeve. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se puna po vijon me drejtuesit e rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, me synim krijimin e një sistemi që do t’u japë qytetarëve informacion më të qartë dhe të përditësuar mbi çmimet e produkteve bazë. “Me drejtuesit e rrjeteve kryesore të supermarketeve, vijoj


Bankat, më shumë transparencë për këmbimin valutor me karta dhe transfertat online
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi disa ndryshime që synojnë rritjen e transparencës për tarifat e këmbimit valutor në transaksionet bankare, veçanërisht gjatë përdorimit të kartave dhe transfertave online. Ndryshimet lidhen kryesisht me kërkesën që klientët të informohen qartë dhe paraprakisht për tarifat e këmbimit valutor që aplikohen kur kryejnë transaksione me kartë në ATM ose POS, përfshirë edhe rastet kur bankat aplikojnë një mark-up mbi kursin e këmbimi


KLGJ dhe KLP rritën rrogat, Thesari i Shtetit bllokon pagat e gushtit për magjistratët
Pagat e gushtit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor janë bllokuar nga Thesari i Shtetit, pas vendimeve të dy institucioneve për rritjen e pagës referuese të magjistratëve. KLP dhe KLGJ vendosën që nga 1 gushti paga referuese të rritet në 222.425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më parë, ndërsa mbi këtë shumë aplikohet edhe shtesa prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit. Vendimi erdhi pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi në shkurt 2026 formulën


Pas kaosit në transport, qeveria ndërhyn me subvencion 3-mujor
Një ditë pas kaosit të krijuar në transportin urban të Tiranës, pas reduktimit me deri në 30% të numrit të autobusëve, qeveria ka vendosur të ndërhyjë me një masë të përkohshme financiare. Shoqata e Transportit Urban ka marrë njoftim nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Ekonomisë se operatorët do të përfitojnë subvencion për një periudhë tre mujore. Vendimi pritet të sjellë rikthimin e autobusëve të reduktuar dhe funksionimin e transportit urban me kapacitet të plo


“Depresioni” pas pushimeve, pse ndihemi nervoz dhe të lodhur kur kthehemi në punë?
Mungesa e motivimit, lodhja, nervozizmi dhe trishtimi janë ndër shqetësimet kryesore që shfaqen pas përfundimit të pushimeve. Ekspertët e përshkruajnë këtë gjendje si “depresioni pas pushimeve” ose “post-vacation blues”, por ajo nuk konsiderohet një diagnozë e veçantë psikiatrike. Pushimet përfundojnë, valixhet kthehen në dollap dhe ditët e relaksit zëvendësohen me alarmin e mëngjesit, punën, trafikun dhe detyrimet e përditshme. Për shumë njerëz, rikthimi në rutinën e përdits


Pensioni i pleqërisë, ja hapat që duhet të ndiqni. Detaji që shumë e harrojnë
Qytetarët që kanë arritur moshën dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara për përfitimin e pensionit të pleqërisë mund të paraqesin kërkesën për pension përmes e-Albania, pa qenë e nevojshme që aplikimi të nisë fizikisht pranë zyrave të sigurimeve shoqërore. Procesi kërkon plotësimin e të dhënave personale, zgjedhjen e llojit të pensionit dhe deklarimin e periudhave të punësimit dhe të dhënave të tjera që lidhen me sigurimet. Për të nisur procedurën, qytetari duhet të: 1. Hyjë në


Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për reformat në Shqipëri, problem edhe për biznesin
Korrupsioni mbetet pengesa kryesore që ngadalëson ose pengon reformat ekonomike dhe sociale në Shqipëri, ndërsa për zhvillimin e sektorit privat, krahas korrupsionit, shqetësimi më i madh është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Kjo është një nga gjetjet kryesore të raportit “FY 2026 Albania Country Opinion Survey Report”, të publikuar së fundmi nga Banka Botërore, i cili sjell perceptimet e aktorëve të ndryshëm në Shqipëri mbi sfidat e zhvillimit dhe rolin e Grupit të
bottom of page