Rruga "Myslym Shyri" si mbushës i arkës së Bashkisë nga gjobat!

Nga Zak Topuzi
Një nga akset më të rëndësishme të biznesit të vogël në Tiranë, ku punësohen qindra familje, është kthyer në një zonë stresi dhe "gjahu" ditor nga Policia Bashkiake e Rrugore. Marrja e një korsie për biçikletat pa menduar logjistikën e një rruge tregtare ( pa siguruar një alternativë) i ka lënë blerësit pa mundësi parkimi.
Rezultati?
Rruga mbetet vetëm me një korsi. Makina të ndaluara 5 minuta dhe policë me bllok gjobash për të mbushur arkën e shtetit. Detyra e Bashkisë nuk është thjesht të mbledhë taksa e gjoba, por të krijojë lehtësi për qytetarët dhe biznesin.
Çfarë duhet bërë?
-Rikonceptimi i korsisë së biçikletave: Mund të zhvendoset brenda hapësirës së trotuareve të gjëra, duke liruar aksin rrugor ose të hiqet.
-Parkim 20-minutësh pa pagesë për blerësit: Modele si Hamburgu apo Madridi përdorin parkimin me kohë të kufizuar në zonat tregtare për të nxitur rotacionin e shpejtë të mjeteve.
-Digjitalizim dhe kontroll. duke vendosur makineta automatike dhe monitorim me kamera, ku gjobiten ashpër vetëm ata që tejkalojnë limitin orar.
Qyteti zhvillohet me logjikë dhe bashkëpunim, jo duke stresuar çdo ditë banorët e tij! See less






Comments