top of page

Shqipëri–Itali, zgjatet me 5 vite marrëveshja për lejet e drejtimit

5 days ago
1 min read

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit është zgjatur edhe për pesë vite të tjera. Vendimi garanton vijimësinë e procedurave të konvertimit të lejeve të drejtimit për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe për shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri.


Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e cila e cilëson zgjatjen e marrëveshjes si një lehtësi për qytetarët e të dy vendeve.


Sipas DPSHTRR-së, ky vendim konfirmon besueshmërinë e sistemit shqiptar të lejeve të drejtimit dhe standardet që zbatohen për pajisjen e qytetarëve me këtë dokument, në përputhje me praktikat dhe standardet evropiane të cilësisë.


Zgjatja e marrëveshjes u mundëson qytetarëve të vijojnë të përfitojnë nga procedurat e konvertimit të lejeve të drejtimit, duke lehtësuar lëvizjen dhe qëndrimin e tyre në të dy vendet.


Marrëveshja përbën një lehtësi për komunitetet shqiptare në Itali dhe qytetarët italianë në Shqipëri, duke garantuar vijimësinë e njohjes së lejeve të drejtimit sipas procedurave të përcaktuara mes dy shteteve.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page