Ulen nafta dhe benzina në vend, sa do të kushtojnë nga sot

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë për karburantet, në kushtet e situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve.
Në mbledhjen e sotme, Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës të jetë 210 lekë për litër, nga 213 lekë për litër që ishte. Ndërsa çmimi maksimal me shumicë 198 lekë për litër.
Edhe benzina është ulur me 3 lekë, duke përcaktuar si çmim maksimal për tregtimin me pakicë190 lekë për litër.
Vendimi hyn në fuqi sot në orën 11:30, dhe do të jetë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen çmimet në varësi të ndryshimeve në treg.
Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin që kanë për të zbatuar çmimet e përcaktuara. Sipas njoftimit, në rast të konstatimit të shkeljeve nga operatorët, mund të vendoset pezullimi i aktivitetit.






Comments