Ulen çmimet e karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina
Oct 14
1 min read

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të sotëm, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa benzina me një çmim maksimal prej 190 lekësh për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 14 tetor, në orën 14:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të çmimeve të shitjes.
Në krahasim me një ditë më parë, nafta është ulur me 6 lekë/litër. Po kaq është ulur edhe benzina me pakicë, e cila deri dje tregtohej 190 lekë/litër.






Comments