top of page

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të paguani nga ora 13:00

Oct 9
1 min read

Bordi i Transparencës ka vendosur kufijtë e rinj të çmimeve të karburanteve. Nafta nuk do të shitet më shumë se 213 lekë për litër, nga 217 lekë që u caktua një ditë më parë. Ndërsa benzina do të ketë një çmim maksimal prej 194 lekësh, nga 193 lekë që ishte dje.


Pra, çmimi i naftës zbret me 4 lekë, ndërsa ai i benzinës rritet me 1 lekë. Vendimi hyn në fuqi sot, në orën 13:00.


Bordi i Transparencës u ka rikujtuar operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë detyrimin për të zbatuar çmimet e përcaktuara. Në rast të konstatimit të shkeljeve, parashikohet pezullimi i aktivitetit të operatorëve përgjegjës.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page