Ulet çmimi i naftës në vend, benzina shtrenjtohet
Oct 10
1 min read

Nga kjo e shtunë, nafta do të kushtojë më lirë. Sipas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, litri i naftës do të tregtohet 211 lekë, nga 213 që ishte një ditë më parë, pra 2 lekë më lirë.
Ndërsa benzina nga ana tjetër pëson një shtrenjtim të lehtë. Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes së benzinës me pakicë të jetë 195 lekë/litër, nga 194 që ishte dje.
Gjatë katër ditëve të fundit, Bordi i Transparencës ka ndryshuar katër herë çmimet e karburanteve, herë në ulje e herë në ngritje, duke reflektuar zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.






Comments