Marrëveshje historike SHBA-Rusi për naftën, Trump premton ulje rekord të çmimeve

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për furnizimin e tregjeve amerikane dhe globale me sasi të mëdha karburanti, duke pretenduar se kjo do të sjellë ulje të shpejtë dhe rekord të çmimeve të naftës.
Në një postim në rrjetin social X, Trump bëri të ditur se Rusia do të furnizojë fillimisht tregjet me mbi 300 mijë tonë karburant nafte, ndërsa për muajin nëntor parashikohet një sasi tjetër prej 500 mijë tonësh. Sipas tij, një milion tonë të tjerë do të furnizohen më pas, si dhe tre milionë tonë brenda një periudhe të shkurtër kohore, në varësi të gjendjes së rafinerive ruse. Trump e cilësoi njoftimin si një zhvillim të rëndësishëm për tregun e energjisë, duke theksuar se synimi kryesor është ulja e kostove për konsumatorët amerikanë, veçanërisht për fermerët, blegtorët dhe transportuesit. “Çmimet e naftës për amerikanët dhe, në fakt, për botën, do të ulen në nivele rekord dhe shpejt”, shkroi presidenti amerikan.
Në të njëjtin postim, Trump foli edhe për Ngushticën e Hormuzit, duke pretenduar se kontrolli i saj dhe furnizimet e njoftuara nga Rusia do të ndihmojnë në uljen e çmimeve të energjisë. Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore.






Comments