top of page

Rama i ashpër me administratën: Kush vonon përgjigjet do të mbajë përgjegjësi

Sep 13
1 min read

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar administratën publike se mosrespektimi i afateve në dhënien e përgjigjeve ndaj qytetarëve nuk do të kalojë pa pasoja. Në një mesazh drejtuar administratës, Rama kërkoi që çështjet që përballen me pengesa ligjore të ndahen në kategori të qarta, në mënyrë që vendimmarrësit të përcaktojnë se cilat pengesa mund të zgjidhen dhe cilat duhet të mbeten në fuqi.


Sipas kryeministrit, qytetarët duhet të marrin një përgjigje të qartë dhe nuk mund të mbahen në pritje me përgjigje të paqarta. “Çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston”, deklaroi Rama, duke iu referuar edhe ligjit të “Pasqyrës”, përmes të cilit tha se do të përcaktohen përgjegjësitë për tejkalimin e afateve.


Rama u kërkoi zëvendësministrave që menaxhimin e përgjigjeve ndaj qytetarëve ta kenë një prej prioriteteve kryesore të punës së tyre të përditshme. Ai kërkoi që çdo ditë të bëhet një bilanc i numrit të përgjigjeve të dhëna, atyre që duhet të jepen dhe rasteve kur afatet janë tejkaluar. “Duhet ta nisin ditën me sa përgjigje u dhanë dje, sa përgjigje duhen dhënë sot dhe sa përgjigje nuk u dhanë në kohë dhe duhet të merren pastaj me ato përgjigje që nuk u dhanë në kohë. Pse nuk u dhanë?”, u shpreh kryeministri.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page