top of page

Kredi me 0% interes për shtëpinë, ja kur hapen thirrjet

Sep 11
1 min read

Qeveria pritet të miratojë në fillim të tetorit programin e ri kombëtar të strehimit, i cili synon t’u japë mundësi mijëra çifteve të reja të blejnë banesë përmes kredive të subvencionuara nga shteti. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se paketa ligjore do të miratohet në fillim të tetorit, ndërsa thirrjet për përfituesit do të hapen brenda këtij viti. Sipas saj, për shkak të procedurave administrative, fituesit pritet të shpallen në fillim të vitit 2027.


Programi parashikon në total 4000 kredi të buta për çiftet e reja. Nga këto, 2000 kredi do të jenë me interes 0%, ndërsa 2000 të tjera me interes 3%. Paralelisht, qeveria synon të subvencionojë gjysmën e qirasë për 3000 familje të reja. Sipas Ibrahimajt, programi do të ketë në fokus veçanërisht të rinjtë që sapo kanë përfunduar studimet dhe janë në hapat e parë të karrierës, duke synuar t'u krijojë mundësi për të pasur një banesë pranë vendit të punës dhe shërbimeve.


“Ky program do t’u dedikohet atyre profesionistëve që sapo kanë mbaruar studimet, duan të jetojnë pranë vendit të punës apo shërbimeve dhe duan të nisin jetën e tyre duke pasur në pronësi një apartament”, deklaroi ministrja. Një nga çështjet që pritet të ndikojë te përfituesit është edhe çmimi i banesave. E pyetur nëse në treg mund të gjenden apartamente me vlerë rreth 60 mijë euro, Ibrahimaj tha se banesa të tilla gjenden kryesisht në periferi të Tiranës dhe me sipërfaqe më të vogla. Ministrja hodhi poshtë pretendimet se programi i ri i strehimit është një paketë elektorale, duke argumentuar se zgjedhjet zhvillohen periodikisht dhe politikat publike nuk duhet të lidhen me ciklet zgjedhore.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page