top of page

Rrjeti MIA, Rama: 245 aplikantë dhe 200 intervista, nis faza e përzgjedhjes

Oct 11
1 min read

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e fazës së intervistave për Rrjetin MIA, një nismë që synon të sjellë ide dhe mënyra të reja në komunikimin e institucioneve publike me qytetarët. Sipas Ramës, në këtë proces kanë aplikuar 245 persona, nga të cilët janë zhvilluar 200 intervista. Propozimet e paraqitura përfshijnë ide që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale, verifikimin e informacionit, përmirësimin e komunikimit publik dhe rritjen e përfshirjes së qytetarëve në gjetjen e zgjidhjeve. Pas përfundimit të intervistave, procesi hyn tashmë në fazën e përzgjedhjes, ku synohet që idetë më të mira të zhvillohen më tej dhe të kthehen në rezultate konkrete.

“Kur prezantuam Rrjetin MIA, ideja ishte të hapnim dyert për njerëz me ide, energji dhe aftësi për të sjellë diçka ndryshe në mënyrën si institucionet komunikojnë me qytetarët. Tashmë ka përfunduar faza e intervistave dhe ajo që më duket më interesante është larmia e propozimeve, shkruan Rama, duke vënë në dukje larminë e propozimeve të paraqitura.

Afati i aplikimit ishtë deri më 10 shtator 2026. Ky proces synon të krijojë një rrjet njerëzish, aftësish, idesh dhe projektesh për një komunikim publik që, sipas MIA-s, duhet të dëgjojë më shumë, të shpjegojë më qartë dhe t’u përgjigjet qytetarëve në kohë.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page