top of page

32 mijë të huaj në Shqipëri, a po krijojmë një treg me paga të ulëta?

Oct 12
1 min read

Të dhënat më fundit nga INSTAT flasin për se për vitin që lamë pas u regjistruan 32 mijë të huaj, që u bënë pjesë e tregut të punës. Kjo shifër sa vjen dhe rritet madje pritshmëritë janë që këtë viti të jetë edhe më i lartë. Xhenis Çelaj, eksperte rekrutimi, thotë të huajt që vijnë kanë eksperiencë pune, nuk janë fillestarë dhe përshtaten shpejt me proceset e punës. Ndërsa sa i përket pagesës së tyre ata thuajse janë në pagat e shqiptarëve.

“Mund të them se paga që kërkon një i huaj arrin në 60 mijë lekë, por nëse do t’i shtojmë dhe akomodimin dhe ushqimin kostoja totale arrin në 80-90 mijë lekë në muaj. Një pagë e tillë është thuajse njësoj sa e një shqiptari”, tha Çelaj në Vizion Plus.

Sipas saj biznesi çdo ditë e më shumë është në kërkim të punonjësve zanatçinj.

“Ata që po kërkohen më shumë janë saldatorë, elektricistë etj. Këto lloj profesionesh u bënë vite, që nuk i gjen më në tregun shqiptar”, u shpreh Xhenis Çelaj.

Ekspertët e  punësimit apelojnë që bizneset të investojnë në kapitalin njerëzorë për të patu një fuqi punëtore më të kualifikuar. Të dhënat flasin se numri të huajve që dominojnë në tregun vendas janë nga Kosova, Italia, India dhe Filipinet. Vizion Plus

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page