top of page

DPSHTRR nxjerr në ankand targat e personalizuara, ja 6 kombinimet që mund të blini

Oct 13
1 min read

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur regjistrimet për ankandin e parë elektronik të targave të personalizuara, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin kombinime të veçanta dhe të konkurrojnë përmes ofertimit online. Në ankandin e parë janë përfshirë gjashtë kombinime: Q888Q, L0ND0N, QU33N, K0S0VA, 7777 dhe M0N3Y. Të interesuarit mund të aplikojnë në platformën zyrtare të ankandit, ku duhet të përzgjedhin targën për të cilën dëshirojnë të ofertojnë.


Regjistrimet do të qëndrojnë të hapura deri më 26 tetor 2026, në orën 23:59. Pas përfundimit të kësaj faze, më 27 dhe 28 tetor do të kryhet verifikimi i pjesëmarrësve. Ofertimi elektronik do të nisë më 29 tetor, në orën 10:00, dhe do të përfundojë më 5 nëntor, në orën 10:00. Aplikimet kryhen në adresën zyrtare: https://ankandi.dpshtrr.al/


Interesi për targat e veçanta në Shqipëri nuk është i ri. Që në ditët e para të lançimit të shërbimit, në mars të vitit 2023, DPSHTRR raportoi 92,153 kombinime të regjistruara në konfiguratorin online brenda pesë ditësh dhe 182 rezervime që ditën e parë.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page