Njoftim i rëndësishëm! Anulohen disa fluturime nga dhe drejt Tiranës

Për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali, disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit të publikuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, anulimet prekin fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Xhenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.
Aeroporti i Tiranës bën me dije se është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët. Qytetarëve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt ose nga Italia u këshillohet të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive ajrore për informacionet më të fundit mbi statusin e fluturimeve.






Comments