“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, apeli i bizneseve për protestuesit

Bizneset në Tiranë u bëjnë thirrje protestuesve të mos dëmtojnë pronat private, ndërsa përshkallëzimi i protestës është shoqëruar me dëme në disa prej subjekteve tregtare në kryeqytet. Bizneset kanë ulur qepenat dhe kanë vendosur njoftime në vitrinat e tyre, përmes të cilave shprehin mbështetje për protestuesit, por kërkojnë që pronat e tyre të mos bëhen objekt sulmesh.
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, shkruhet në tabelat e vendosura në ambientet e bizneseve. Mesazhi vjen pas dëmeve të regjistruara gjatë protestës së një dite më parë, kur disa subjekte në kryeqytet u përballën me dëmtime të pronës. Në kushtet e tensioneve, një pjesë e bizneseve kanë zgjedhur të mbyllin përkohësisht aktivitetin dhe të mbrojnë ambientet e tyre.
Përmes këtyre mesazheve, sipërmarrësit kërkojnë që protesta të mos kthehet në një burim dëmesh për bizneset, investimet dhe vendet e punës që ato ofrojnë.






Comments