top of page
Të gjithë Artikujt


Shqipëria, kampione në “llaç e tulla” në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së
Shqipëria vijoi edhe në vitin 2025 të kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në Europë, duke u shkëputur ndjeshëm si nga vendet e rajonit, ashtu edhe nga Bashkimi Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, ndërtimi përbënte 12.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë në vitin 2025, kundrejt një mesatareje prej vetëm 5% në Bashkimin Europian. Në raport me madhësinë e ekonomisë, pesha e ndërtimit në Shqipëri është kështu rreth 2.5 herë më e lartë se mesata


Malaj mbledh administratat tatimore dhe doganore, kërkon “dorë të fortë” ndaj evazionit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka zhvilluar takime me drejtuesit rajonalë të administratës tatimore dhe doganore, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë objektivat për periudhën në vijim, lufta kundër evazionit fiskal dhe informalitetit, si dhe përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Takimet u zhvilluan në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Gjatë tyre u diskutuan prioritetet e dy administratave dhe nev


Alarm në transportin publik/ Nga 1 shtatori, deri në 30% më pak autobusë në qarkullim
Operatorët e transportit publik paralajmërojnë se duke nisur nga 1 shtator 2026 do të reduktojnë me rreth 20-30% numrin e mjeteve në qarkullim, për shkak të vështirësive financiare dhe rritjes së kostove të operimit. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i është drejtuar me një kërkesë Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si edhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, duke kërkuar


Çmimi në raft nuk përputhej me atë në kasë, Tatimet kapin në shkelje bizneset në Tiranë
Denoncimet e qytetarëve për mospërputhjen mes çmimeve të afishuara në raftet e dyqaneve dhe vlerave të aplikuara në momentin e pagesës kanë vënë në lëvizje strukturat e Administratës Tatimore. Në vijim të raportimeve, Task Forca e Administratës Tatimore ka zhvilluar kontrolle në terren në katër subjekte tregtare në Tiranë, me qëllim verifikimin e problematikës së denoncuar nga qytetarët. Nga kontrollet e kryera është konfirmuar se kishte raste ku çmimi i shfaqur për produktet


Aeroporti i Vlorës, hapet rruga për marrëveshje? Qeveria dhe koncesionari rikthehen në negociata
Përplasja mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare që po ndërton Aeroportin e Vlorës duket se mund të ketë hyrë në një fazë të re, pas zhvillimeve të fundit mes palëve. Një takim i zhvilluar mes përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës, shoqërisë koncesionare Vlora International Airport dhe përfaqësuesve ligjorë të aksionerëve të saj ka hapur mundësinë për një zgjidhje të negociuar të situatës. Takimi vjen disa javë pasi qeveria kishte nisur procedurat për zgjidhjen e ko


Tatimet kapin në shkelje bizneset turistike, zbulohen 540 mijë euro të ardhura të padeklaruara
Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet ndaj subjekteve që operojnë në sektorin e turizmit, në kuadër të Planit Sektorial të Turizmit 2026. Sipas Administratës Tatimore, gjatë verifikimit të 12 tatimpaguesve janë konstatuar gjithsej 40 shkelje të legjislacionit tatimor. Një prej rasteve të evidentuara lidhet me të dhënat e gjetura në një pajisje kompjuterike të sekuestruar gjatë kontrolleve. Nga verifikimi i saj janë evidentuar rreth 540 mijë euro të ardhura të pade


Sigurimi i fermerëve, Shqipëria sheh nga Turqia: Në analizë modeli “TARSIM”
Bujqësia shqiptare pritet të ketë një mekanizëm më të strukturuar për sigurimin e prodhimit dhe të ardhurave të fermerëve. Ministria e Bujqësisë ka nisur shqyrtimin e modeleve të ndryshme që përdoren në vende të tjera, me synimin për të ndërtuar një skemë që t’i përshtatet realitetit të vendit dhe njëkohësisht të jetë në përputhje me objektivat e integrimit europian. Ministria ka nisur një proces krahasimi të sistemeve të sigurimit që funksionojnë në Europë dhe në vende të tj


Aeroporti i Tiranës në ritëm rekord, 1.7 milionë pasagjerë në vetëm një muaj
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të thyejë rekorde në trafikun ajror, me 1.717 milionë pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë muajit gusht. Fluksi i lartë i udhëtarëve kulmoi më 17 gusht, kur aeroporti regjistroi një rekord ditor prej 60,291 pasagjerësh dhe 326 fluturimesh brenda 24 orëve. Shifrat e gushtit vijnë pas një tjetër muaj me rritje të fortë. Në korrik, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përpunoi rreth 1.65 milionë pasagjerë, ose 28.1% më shumë krahasuar me të njëjt


"Boom" i lejeve të ndërtimit, por institucionet fshehin të dhënat
Sektori i ndërtimit vijon të shfaqë aktivitet të lartë gjatë vitit 2026, por statistikat zyrtare për lejet e ndërtimit kërkojnë një lexim më të kujdesshëm. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë rritje të numrit të lejeve dhe të sipërfaqes së miratuar krahasuar me një vit më parë, ndërsa vetë institucioni sqaron se informacioni aktual bazohet vetëm në raportimet e bashkive. Sipas publikimit për tremujorin e dytë të vitit 2026, janë miratuar 460 leje për ndërtesa


Kredia "shpërthen" në korrik, kalon për herë të parë 1 trilion lekë
Kredidhënia në ekonomi ka shënuar një tjetër rekord në korrik, ndërsa bankat kanë zgjeruar ndjeshëm financimin si për bizneset, ashtu edhe për individët. Stoku i kredisë ka kaluar për herë të parë nivelin e 1 trilion lekëve, duke reflektuar rritjen e kërkesës për financim dhe aktivitetin më të lartë të sistemit bankar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të korrikut stoku i kredisë për ekonominë arriti në mbi 1 trilion lekë, nga rreth 993 miliardë lekë një mu


SHIFRAT/ Mijëra mjete ngelin në kontrollin teknik
59,519 mjete nuk kanë kaluar kontrollin teknik në Shqipëri gjatë periudhës janar–korrik 2026, duke përbërë rreth 24% të totalit të mjeteve të testuara. Të dhënat e publikuara për kontrollin teknik tregojnë një numër të konsiderueshëm automjetesh që kanë rezultuar me probleme dhe janë detyruar të riparohen përpara se të rikthehen për testim. Nga mjetet që kanë rezultuar me probleme, 52,560 janë ritestuar pas kryerjes së riparimeve, ndërsa 6,905 mjete janë ende në pritje për t'


Nafta 219 lekë/litër, Braçe: Të hiqet taksa e qarkullimit
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ka bërë thirrje qeverisë të heqë taksën e qarkullimit nga çmimi i karburanteve, duke argumentuar se rritja e të ardhurave publike krijon hapësirë për të lehtësuar barrën fiskale mbi naftën, benzinën dhe produktet e tjera energjetike. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Braçe e lidh propozimin me situatën e inflacionit dhe rritjen e çmimeve të karburanteve. "Të heqim taksën e qarkullimit nga produktet energjitike-karbura
bottom of page