top of page
Të gjithë Artikujt


Defekti në linjën kryesore lë pa ujë disa zona të Tiranës, UKT në terren
Një defekt i rëndë në një prej linjave kryesore të transmetimit ka ndërprerë përkohësisht furnizimin me ujë në disa zona të Tiranës. Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës (UKT), avaria është konstatuar në linjën prej çeliku me diametër DN 1100 mm, e cila furnizon depot perëndimore të kryeqytetit. Si pasojë e defektit, ndërprerja e furnizimit prek banorët e Selitës, Kodrës së Diellit, Astirit, Yzberishtit, Pallateve Çabej, Kodër Kamzës dhe Fushës Misto Mame. UK


Sigurim i detyrueshëm për fermerët në bujqësi, si do të funksionojë skema
Fermerët shqiptarë pritet të kenë një mekanizëm të ri mbrojtjeje ndaj dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka njoftuar se skema e sigurimeve në bujqësi është në fazën përfundimtare të hartimit dhe do të synojë të mbulojë si fermat e vogla, ashtu edhe ato të mëdha. Ministri Andis Salla bëri të ditur se puna për ndërtimin e kësaj skeme është drejt përmbylljes, pas shqetësimeve të ngritura nga fermerët gjatë takimeve në të gjithë vend


Zonat e mbrojtura me tarifa të reja, ja sa do të paguajnë turistët, bizneset dhe aktivitetet turistike
Tarifat për aktivitetet që zhvillohen në zonat e mbrojtura pritet të rishikohen, pas më shumë se pesë vitesh nga miratimi i skemës aktuale. Sipas relacionit të projektvendimit hartuar nga Ministria e Mjedisit, tarifat ekzistuese nuk janë përditësuar që prej vitit 2020 dhe nuk reflektojnë më kostot reale të administrimit, rritjen e fluksit turistik dhe diversifikimin e aktiviteteve në këto zona. Qeveria argumenton se ndryshimet mbështeten në parimin “përdoruesi paguan”, duke p


Tatimet kalojnë "në sitë" të ardhurat nga Booking, ja kush do të kontrollohet
Administrata Tatimore ka nisur kontrollet ndaj individëve dhe subjekteve që kanë realizuar të ardhura përmes platformës së rezervimeve Booking.com, në kuadër të planit operacional për turizmin. Pas përfundimit të fazës së informimit, janë përzgjedhur 100 tatimpagues, individë dhe subjekte, të cilët sipas të dhënave të administratës rezultojnë të kenë realizuar rreth 24.9 milionë euro të ardhura përmes Booking.com gjatë periudhës tetor 2022 – dhjetor 2025. Kontrollet do të kry


Shpronësime për nyjen e re të Laknasit, miliona lekë për pronarët e prekur nga zgjerimi i Tiranë-Durrës
Një tjetër hap është ndërmarrë për ndërtimin e nyjes së re që do të lidhë rrugën e Laknasit me autostradën Tiranë-Durrës. Në Fletoren Zyrtare është publikuar kërkesa për shpronësim të pronarëve të pasurive private që preken nga projekti, ndërsa vlera paraprake e kompensimit llogaritet në rreth 20 milionë lekë. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka publikuar në kërkesën për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme private që preken nga realiz


Kashar-Rrogozhinë, gati projekti për autostradën 33.5 km. Kur do të nis ndërtimi?
Projekti për ndërtimin e aksit Kashar-Rrogozhinë ka përfunduar dhe është miratuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Dokumenti i plotë ka mbërritur në ministrinë e infrastrukturës për të vijuar më tej me proceset e tjera. Gjatë një postimi në rrjetet sociale ministri Enea Karakaçi ndau disa detaje nga projekti që sipas tij do të nis ndërtimin brenda vitit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e zbatimit që ka ardhur në ministri ditën e sotme dhe jemi gati për të n


Karburantet më lirë në Malin e Zi, qeveria merr tjetër masë për të ulur akcizën
Në një kohë kur çmimet e karburanteve vijojnë të ndikohen nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, qeveria e Malit të Zi po ndërhyn përmes uljes së akcizave. Masa e fundit synon të frenojë rritjen e kostove për konsumatorët dhe bizneset, duke sjellë një tjetër lehtësim të çmimeve në pompa. Nga 25 gushti, akciza për benzinën pa plumb është ulur në 0.522 euro për litër, nga 0.549 euro që është norma e zakonshme. Për naftën, ulja është më e ndjeshme: akciza zbret në 0.352 euro p


Çmimet nën monitorim/ Nga shtatori nis “PriceWatch Albania”, ja si do të funksionojë
Nga muaji shtator pritet të nisë “PriceWatch Albania”, një platformë e re që synon t’u japë konsumatorëve mundësinë të shohin dhe të krahasojnë çmimet e produkteve bazë në treg. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale Delina Ibrahimaj, e cila thekson se qëllimi është rritja e transparencës dhe informimi më i mirë i konsumatorëve. Sipas Ibrahimajt, platforma do të integrohet edhe në "PasqyrAlbania" dhe do t’u mundësojë qytetarëve shqiptarë, por edhe kon


Marrëveshje historike mes Shqipërisë dhe Britanisë/ Pasuritë e krimit do të ndahen mes dy vendeve
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë finalizuar një marrëveshje të re për ndarjen e pasurive të sekuestruara nga aktiviteti kriminal, duke vendosur një precedent të parë në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja lidhet me një çështje penale të zhvilluar në Angli dhe Uells, që kishte në qendër një komplot për furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar. Në kuadër të hetimeve dhe bashkëpunimit mes autoriteteve të dy vendeve, u identifikuan dhe u rikuperuan në Shqipër


IPARD III: Premtime pa fund, fondet ende të bllokuara
Historia e IPARD në Shqipëri nuk është më thjesht histori e një fondi europian të bllokuar. Është kthyer në një test për mënyrën se si administrata shqiptare përballon një problem të konstatuar nga institucionet europiane, sa shpejt zbaton masat korrigjuese dhe, mbi të gjitha, sa të besueshme janë afatet që u komunikohen fermerëve. Në korrik 2023, Komisioni Europian ndërpreu financimet e lidhura me programin IPARD II, pas hetimit të OLAF për parregullsi në menaxhimin e fondev


Energjia elektrike: Shqipëria rrit prodhimin dhe eksportet, bien importet
Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të bilancit energjetik gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se energjia në dispozicion u rrit me 5,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ndërsa prodhimi vendas shënoi rritje të fortë. Prodhimi vendas i energjisë elektrike arriti në 2.361 GWh, nga 1.757 GWh në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, duke u rritur me 34,4%. Nga prodhimi total vendas, 42,8% u realizua nga hid


Shenja CE në produkte: Çfarë do të thotë dhe çfarë duhet të dini para se të blini
A e keni parë ndonjëher shenjën CE në një produkt dhe keni pyetur veten se çfarë do të thotë? Shenja CE është një tregues se prodhuesi deklaron se produkti përmbush kërkesat ligjore të Bashkimit Evropian për sigurinë, shëndetin dhe mbrojtjen e mjedisit, për kategorinë përkatëse të produktit. Ajo lidhet me rregullat e harmonizuara të BE-së dhe mundëson qarkullimin e produkteve të mbuluara nga këto rregulla në tregun e Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE). Çfarë nuk do të thotë shen
bottom of page