top of page

Tatimet kapin në shkelje bizneset turistike, zbulohen 540 mijë euro të ardhura të padeklaruara

Aug 29
1 min read

Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet ndaj subjekteve që operojnë në sektorin e turizmit, në kuadër të Planit Sektorial të Turizmit 2026.


Sipas Administratës Tatimore, gjatë verifikimit të 12 tatimpaguesve janë konstatuar gjithsej 40 shkelje të legjislacionit tatimor.


Një prej rasteve të evidentuara lidhet me të dhënat e gjetura në një pajisje kompjuterike të sekuestruar gjatë kontrolleve. Nga verifikimi i saj janë evidentuar rreth 540 mijë euro të ardhura të padeklaruara, të krijuara gjatë periudhës qershor–gusht 2026.


Kontrollet kanë sjellë gjithashtu ndryshime në statusin fiskal të disa subjekteve. Administrata Tatimore bën me dije se tre subjekte janë kaluar në regjimin e TVSH-së.


Tatimet deklarojnë se kontrollet në terren do të vijojnë, me fokus evidentimin dhe parandalimin e evazionit fiskal, si dhe formalizimin e aktivitetit ekonomik në sektorin e turizmit.


Në të njëjtën kohë, Administrata Tatimore u ka bërë thirrje tatimpaguesve që të deklarojnë në mënyrë të saktë të ardhurat dhe aktivitetin e tyre, duke paralajmëruar se shkeljet mund të sjellin pasoja administrative dhe penale.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page