top of page

Aeroporti i Tiranës në ritëm rekord, 1.7 milionë pasagjerë në vetëm një muaj

Aug 28
1 min read

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të thyejë rekorde në trafikun ajror, me 1.717 milionë pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë muajit gusht. Fluksi i lartë i udhëtarëve kulmoi më 17 gusht, kur aeroporti regjistroi një rekord ditor prej 60,291 pasagjerësh dhe 326 fluturimesh brenda 24 orëve.

Shifrat e gushtit vijnë pas një tjetër muaj me rritje të fortë. Në korrik, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përpunoi rreth 1.65 milionë pasagjerë, ose 28.1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e trafikut ajror në Tiranë është reflektuar edhe në renditjet europiane. Sipas raportit të prillit 2026 për trafikun aeroportual, ACI Europe e renditi Tiranën sërish ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë mujore në kategorinë e aeroporteve të mëdha. Shifrat tregojnë se sezoni veror ka sjell një fluks të jashtëzakonshëm udhëtarësh, duke e bërë Aeroportin e Tiranës një prej nyjeve më dinamike të transportit ajror në rajon.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page