top of page

Çmimi në raft nuk përputhej me atë në kasë, Tatimet kapin në shkelje bizneset në Tiranë

Aug 31
1 min read

Denoncimet e qytetarëve për mospërputhjen mes çmimeve të afishuara në raftet e dyqaneve dhe vlerave të aplikuara në momentin e pagesës kanë vënë në lëvizje strukturat e Administratës Tatimore.


Në vijim të raportimeve, Task Forca e Administratës Tatimore ka zhvilluar kontrolle në terren në katër subjekte tregtare në Tiranë, me qëllim verifikimin e problematikës së denoncuar nga qytetarët. Nga kontrollet e kryera është konfirmuar se kishte raste ku çmimi i shfaqur për produktet nuk përputhej me atë të aplikuar në arkë. Gjatë verifikimeve, strukturat tatimore kanë evidentuar gjithsej 11 shkelje të legjislacionit tatimor.


Administrata Tatimore bën me dije se dokumentacioni i mbledhur gjatë kontrolleve do të vijojë t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme, për të përcaktuar të gjitha përgjegjësitë dhe masat që mund të ndërmerren në përputhje me legjislacionin në fuqi. Tatimet u bëjnë thirrje qytetarëve që të vijojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar të shkeljes së rregullave fiskale. Denoncimet mund të bëhen përmes kanaleve zyrtare të Administratës Tatimore, si dhe nëpërmjet aplikacionit “Denonco Evazionin”.


Sipas Administratës Tatimore, raportimet e qytetarëve janë një element i rëndësishëm për identifikimin dhe verifikimin e rasteve të mundshme të shkeljeve në treg.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page