Pagesat e shpejta, Shqipëria përgatitet për revolucionin e transfertave

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë më 3–4 shtator në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore e Malit të Zi, me rastin e 25-vjetorit të themelimit. Në panelin mbi besueshmërinë, politikën monetare dhe integrimin në BE, Sejko theksoi rëndësinë e institucioneve të forta, politikave të qëndrueshme dhe komunikimit transparent për ruajtjen e besimit dhe stabilitetit makroekonomik. Ai veçoi reformat e Shqipërisë në kuadër të përafrimit me BE-në, përfshirë anëtarësimin në SEPA dhe modernizimin e infrastrukturës së pagesave.
Sejko njoftoi gjithashtu se TIPS Clone, sistemi për pagesat e shpejta, pritet të implementohet në Shqipëri deri në fund të vitit, duke sjellë kursime në kohë dhe kosto për individët dhe bizneset.
Gjatë vizitës, Guvernatori zhvilloi edhe takime me përfaqësues të FMN-së dhe drejtues të bankave të tjera qendrore për zhvillimet ekonomike në rajon dhe procesin e integrimit evropian.






Comments