top of page

LIS në telefon, fermerët marrin falas informacion për tokën dhe ulin kostot e prodhimit

Sep 4
1 min read

Fermerët shqiptarë tashmë mund të kenë në telefon informacion të detajuar për tokën bujqësore që kultivojnë, përmes aplikacionit të ri LIS – Sistemi i Informacionit të Tokës.

Aplikacioni u prezantua në Roskovec nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite në plantacionin prej 7 dynymësh me shegë të fermerit Agron Gega.

Përmes LIS, fermerët mund të aksesojnë pa pagesë dhe drejtpërdrejt nga telefoni të dhëna mbi karakteristikat e tokës, analizat e saj, nevojat për kultivim dhe përdorimin më efikas të plehrave dhe inputeve bujqësore.

Sipas ministrit Salla, të dhënat për tokën bujqësore janë digjitalizuar dhe tashmë fermerët mund t’i marrin ato në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Sot, falë aplikacionit dhe sistemit që kemi ndërtuar, kemi digjitalizuar dhe hedhur në sistem të dhënat e tokës bujqësore, në mënyrë që fermerët t’i aksesojnë dhe ta marrin të gjithë informacionin përmes telefonit”, u shpreh Salla.

Qëllimi kryesor i sistemit është ulja e kostove të prodhimit, duke ndihmuar fermerët të shmangin përdorimin e panevojshëm të plehrave dhe inputeve bujqësore. Në të njëjtën kohë, sistemi synon të ndikojë në rritjen e rendimentit dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimit.

Ministri u bëri thirrje fermerëve që të përdorin sistemin përmes Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB), duke e cilësuar LIS si një instrument praktik që sjell informacionin për tokën drejtpërdrejt te fermeri.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page