"Rossmann & Lala" hap dyert përballë Parlamentit, oferta speciale për 3 ditë

Tirana shton një tjetër adresë "Rossmann & Lala". Kompania ka inaguruar sot dyqanin e saj të 30-të në Shqipëri, duke vijuar planin e zgjerimit dhe duke sjellë një pikë të re shërbimi në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, përballë Parlamentit.
Hapja e re vjen në një moment kur kompania po ndërmerr një sërë ndryshimesh në treg, me fokus te zgjerimi i rrjetit, çmimet dhe përmirësimi i ofertës për konsumatorët. Arritja e shifrës prej 30 dyqanesh përfaqëson një tjetër etapë në zhvillimin e Rossmann & Lala në Shqipëri. Por, sipas strategjisë së kompanisë, zgjerimi nuk ndalet këtu, pasi gjatë këtij viti janë parashikuar edhe pika të tjera të reja, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Përveç zgjerimit fizik të rrjetit, 2026 është shoqëruar edhe me një ndryshim në politikën tregtare të kompanisë.
"Rossmann & Lala" ka rishikuar çmimet e një numri të konsiderueshëm produktesh, me synimin për t'u ofruar konsumatorëve alternativa më të leverdishme për blerjet e përditshme. Për të shënuar inaugurimin e dyqanit të ri, "Rossmann & Lala" ka njoftuar një ofertë speciale për klientët. Gjatë datave 4, 5 dhe 6 shtator, konsumatorët që do të vizitojnë dyqanin e ri përballë Parlamentit do të përfitojnë 20% ulje në të gjitha produktet.
Koncepti i "Rossmann & Lala" përfshin kategori të ndryshme të produkteve që lidhen me nevojat e përditshme.
Në dyqanet e rrjetit konsumatorët mund të gjejnë produkte për kujdesin personal, kozmetikën, higjienën, fëmijët dhe familjen, si edhe artikuj të ndryshëm për shtëpinë. Kompania e lidh zhvillimin e saj jo vetëm me rritjen e numrit të pikave të shitjes, por edhe me zgjerimin e alternativave që u ofrohen klientëve dhe përmirësimin e përvojës së blerjes.

Vendndodhja përballë Parlamentit synon t'i japë kompanisë një tjetër pikë të aksesueshme për konsumatorët e kryeqytetit, duke e zgjeruar më tej praninë e saj në zonat qendrore të Tiranës.






Comments