top of page

Kredi për studentët me norma të favorshme interesi, ministria hap thirrjen

Sep 4
1 min read

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë ka hapur thirrjen për bankat e nivelit të dytë që duan të bëhen pjesë e skemës së kreditimit studentor. Në thelb, skema synon t'u japë studentëve mundësinë të financojnë kostot e studimeve përmes një kredie bankare, ndërsa një pjesë e interesit nuk do të rëndojë mbi ta, pasi do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.


Por sa do të jetë interesi? Kjo do të përcaktohet përmes garës mes bankave. AKFAL do të rendisë ofertat duke nisur nga norma më e ulët e interesit. Pjesa që mund të financohet nga shteti shkon deri në 5 pikë përqindje, duke e bërë skemën më të favorshme për studentët krahasuar me një kredi të zakonshme konsumatore. Kredia studentore është menduar për të mbështetur studentët në përballimin e kostove që lidhen me arsimin e lartë. Në varësi të rregullave të skemës, financimi mund të përdoret për shpenzime të lidhura me ndjekjen e studimeve. Megjithatë, në këtë fazë nuk ka nisur ende aplikimi i studentëve. Fillimisht duhet të përfundojë përzgjedhja e bankave që do të ofrojnë kredinë.


Bankat kanë kohë deri më 17 shtator 2026 për të dorëzuar ofertat e tyre pranë AKFAL. Skema nisi në vitin akademik 2023–2024. VKM nr. 440, datë 19.07.2023, përcaktoi skemën e kreditimit studentor. Vetë Ministria e Arsimit në atë kohë deklaroi se efektet do të nisnin menjëherë, në vitin akademik 2023–2024. Për vitin 2023–2024, AKFAL publikoi listën përfundimtare të fituesve më 27 maj 2024. Kanë qenë 12 studentë përfitues. Ndërsa për vitin akademik 2024–2025 në këtë listë janë 7 studentë. Për vitin akademik 2025–2026 lista ka 4 studentë përfitues.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page