top of page

Po vjen Bursa Bujqësore, fermerët do të krahasojnë ofertat dhe çmimet

Sep 9
1 min read

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka prezantuar nismën për ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm i ri që synon të ndryshojë mënyrën se si fermerët shqiptarë lidhen me tregun dhe shesin prodhimin e tyre. Nëpërmjet kësaj platforme, blerësit me shumicë do të mund të deklarojnë produktin që kërkojnë, sasinë, cilësinë dhe çmimin që janë të gatshëm të ofrojnë. Fermerët do të kenë mundësi të shohin ofertat e ndryshme dhe të zgjedhin atë që u leverdis më shumë. Sipas ministrit Salla, qëllimi është që fermeri të mos jetë më i kufizuar përballë një oferte të vetme, por të ketë mundësi të krahasojë çmimet dhe kushtet e ofruara nga blerës të ndryshëm.


“Kalojmë nga ‘sa është çmimi?’, te ‘kush po e blen dhe cila është oferta më e mirë?’”, u shpreh Salla.

Ministri tha se informacioni për kërkesën reale të tregut do të jetë i aksesueshëm për fermerët përmes Bursës Bujqësore, duke krijuar një lidhje më të drejtpërdrejtë mes prodhuesve dhe blerësve.


Sipas tij, mekanizmi synon të sjellë më shumë transparencë dhe konkurrencë në tregun bujqësor, ndërsa fermerët do të kenë një pozicion më të fortë në negociatat për shitjen e prodhimit. “Ne duam që fermeri të mos jetë vetëm përballë një oferte, por të ketë mundësi të zgjedhë mes ofertave, sepse kur ka më shumë alternativa, ka më shumë mundësi për një çmim më të mirë dhe më të drejtë për punën e fermerit”, theksoi ministri. Çmimi i shitjes së prodhimit është një prej problematikave të ngritura vazhdimisht nga fermerët, veçanërisht në periudhat kur oferta është e lartë dhe prodhuesit kanë pak alternativa për tregtimin e produkteve.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page