top of page
Të gjithë Artikujt


Shqipëria prodhon gjimnazistë, fqinjët prodhojnë profesionistë!
Nga Mateo Spaho Vetëm 1 në 5 nxënës shqiptarë zgjedh arsimin profesional. Në Serbi dhe Mal të Zi, ndodh e kunderta. Diferenca nuk është thjesht një statistikë: ajo tregon se e palidhur është Shqipëria nga një sistem arsimor qe i pergjigjet nevojave te ekonomisë. Në një kohë kur bizneset shqiptare ankohen vazhdimisht për mungesën e punonjësve të kualifikuar, shkollat e mesme shqiptare vazhdojnë të mbushen kryesisht me nxënës që ndjekin gjimnazin. Shifrat zyrtare për vitin shko


Konsumatorët "shpërthejnë" në ankesa ndaj tregtarëve, sekuestrohen qindra produkte
Ankesat e konsumatorëve janë rritur ndjeshëm gjatë muajit shtator, ndërsa autoritetet kanë shtuar kontrollet në treg për të evidentuar shkeljet dhe produktet që nuk plotësojnë kërkesat e sigurisë. Sipas të dhënave të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, gjatë shtatorit janë kryer 656 kontrolle në disa fusha të mbikëqyrjes së tregut, përfshirë tregtimin e naftës dhe derivateve të saj, sigurinë e përgjithshme të produkteve, kushtet teknike, mbikëqyrjen metrologjike d


Rivlersimi pasurive, 156 mln euro kursime nga qytetarët
Rreth 156 milionë euro është kostoja fiskale e kursyer nga tatimpaguesit përmes procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme gjatë periudhës mars–shtator 2026. Të dhënat janë publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila evidenton përfitimin fiskal të krijuar për qytetarët dhe bizneset nga rivlerësimi i pasurive. Sipas Administratës Tatimore, procesi ka sjellë një lehtësi konkrete fiskale për tatimpaguesit, duke reduktuar barrën e kostove të lidhura me pasu


Pa kolateral, bizneset e vogla mund të kenë akses në kredi përmes skemës së garancisë
Mungesa e kolateralit është një nga pengesat që hasin bizneset e vogla kur kërkojnë financim bankar. Një marrëveshje e re mes Fondacionit Shqiptar të Garancive për Zhvillim (ADGF) dhe ABI Bank synon të lehtësojë këtë problem, duke u krijuar mundësi financimi bizneseve mikro dhe të vogla që plotësojnë kriteret e përfitimit. Nëpërmjet marrëveshjes, ADGF do të ofrojë garanci kredie për financimet e dhëna nga ABI Bank. Garancia mbulon një pjesë të riskut të kreditimit dhe synon t


Kriptomonedhat me rregulla të reja, zbardhet VKM
Tregu i kripto-aseteve në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re rregullimi. Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, një nismë e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që synon të vendosë rregulla më të qarta për aktivitetin e kompanive dhe shërbimeve që lidhen me kriptomonedhat. Projektligji e përafron kuadrin shqiptar me Rregulloren e Bashkimit Evropian 2023/1114, të njohur si MiCA, e cila vendos rregulla të përbashkëta pë


Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Dokumentet e projekteve publike, online për qytetarët
Kyeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re publike online “Flamingo Mirror”, e cila synon t’u mundësojë qytetarëve akses në dokumente, të dhëna dhe informacione zyrtare për çështje dhe projekte me interes publik. Platforma, e disponueshme në dy gjuhë, është inauguruar me publikimin e dosjes që lidhet me projektet e Sazanit dhe Zvërnecit. Sipas Ramës, kjo është vetëm dosja e parë, ndërsa në vijim pritet të publikohen edhe dokumente të tjera qeveritare. “E kemi quajtur


Ervin Demo jep lajmin: Do ulim tarifat për dokumentetet e identitetit
Tarifat për pajisjen me dokumente identiteti pritet të ulen për kategori të caktuara qytetarësh që konsiderohen më në nevojë për mbështetje. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë një vizite në ambientet e IdentiTek, ku u njoh nga afër me procesin e prodhimit dhe ofrimit të dokumenteve biometrike. Demo tha se puna për rishikimin e tarifave ka nisur, duke e lidhur këtë nismë me përpjekjet për ta bërë shërbimin publik më të aksesueshëm për qyte


Tetori Rozë: Kujdesi për shëndetin nis me informimin, sigurimi mbron edhe financat
Në Tetorin Rozë, vëmendja jonë përqendrohet te kujdesi për shëndetin, ndërgjegjësimi dhe rëndësia e diagnostikimit të hershëm. Por kujdesi për shëndetin lidhet edhe me mënyrën se si jemi të përgatitur për kostot që mund të sjellë një nevojë e papritur shëndetësore. Sigurimi shëndetësor është një instrument për menaxhimin e këtij risku, ndaj njohja e policës që kemi është po aq e rëndësishme sa vetë vendimi për t’u siguruar. Para se të na nevojitet mbulimi, është e rëndësishme


27 mijë euro për studentët, Intesa Sanpaolo financon bursat në College of Europe
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, vijon mbështetjen e saj për arsimin e lartë dhe talentet e reja në Shqipëri, duke ofruar 27,000 euro bursa për tre studentë të pranuar në programin Master i Arteve në Transformimin dhe Integrimin Evropian pranë College of Europe në Tiranë. Kjo nismë shënon vitin e tretë radhazi të programit të bursave të Bankës në bashkëpunim me College of Europe, duke rikonfirmuar angazhimin e Intesa Sanpaolo Bank Albania për të i


Taksa e fjetjes ndryshon mënyrën e llogaritjes. Hotelet paguajnë edhe për klientë që nuk i kanë pasur
Strukturat akomoduese po përballen me një ndryshim në mënyrën e llogaritjes së taksës së fjetjes. Në vend që pagesa të bazohet në numrin real të personave që kanë qëndruar në hotel, sipas operatorëve të sektorit, tashmë detyrimi llogaritet mbi një nivel të përcaktuar të shfrytëzimit të kapacitetit. Një prej operatorëve shpjegon se më parë çdo muaj plotësohej një evidencë me emrat e personave të akomoduar dhe, mbi bazën e këtyre të dhënave, paguhej taksa e fjetjes. Për një ta


Rezervë nafte për 90 ditë/ PD kundërshton tarifën dhe përfshirjen e privatëve
Krijimi i rezervës kombëtare të sigurisë së naftës ka hapur një përplasje të re mes qeverisë dhe opozitës, me Partinë Demokratike që kërkon ndryshimin e mënyrës së financimit, blerjes dhe administrimit të rezervës. Deputeti demokrat Enno Bozdo depozitoi në Kuvend një paketë amendimesh për projektligjin e qeverisë, duke kundërshtuar veçanërisht vendosjen e një tarife mbi produktet hidrokarbure dhe mundësinë e përfshirjes së operatorëve privatë në administrimin e rezervave. Sip


Çfarë kërkon Shqipëria pas bumit të turistëve? Ibrahimaj: Të qëndrojnë më shumë
Në edicionin e parë të “Future Hospitality Forum 2026”, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se pozicioni gjeografik dhe përmasat e Shqipërisë krijojnë mundësi për ta kthyer udhëtimin në një eksperiencë më të plotë për turistët. Sipas saj, fakti që një vizitor mund të lëvizë brenda pak orësh nga veriu në jug është një avantazh që duhet shfrytëzuar për të krijuar destinacione dhe aktivitete që nxisin turistët të qëndrojnë më gjatë në vend. “Shqipëria ka
bottom of page