top of page

Çfarë kërkon Shqipëria pas bumit të turistëve? Ibrahimaj: Të qëndrojnë më shumë

Oct 2
1 min read

Në edicionin e parë të “Future Hospitality Forum 2026”, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se pozicioni gjeografik dhe përmasat e Shqipërisë krijojnë mundësi për ta kthyer udhëtimin në një eksperiencë më të plotë për turistët. Sipas saj, fakti që një vizitor mund të lëvizë brenda pak orësh nga veriu në jug është një avantazh që duhet shfrytëzuar për të krijuar destinacione dhe aktivitete që nxisin turistët të qëndrojnë më gjatë në vend. “Shqipëria ka një avantazh sepse brenda dy orëve mund të lëvizësh nga veriu në jug. Mundësia është për ta kthyer nga një përvojë”, u shpreh Ibrahimaj.


Ministrja theksoi se sfida e ardhshme e sektorit nuk lidhet thjesht me ndërtimin e hoteleve dhe shtimin e numrit të dhomave. Në fokus, sipas saj, duhet të jenë përvojat e turistëve, përdorimi i teknologjisë dhe përmirësimi i shërbimeve.


“Faza tjetër e turizmit shqiptar nuk është vetëm për të ndërtuar më shumë dhoma, por për përvojat, teknologjinë dhe shërbimet”, tha ajo. Objektivi është që Shqipëria të mos shërbejë vetëm si një destinacion për një qëndrim të shkurtër, por të krijojë arsye të mjaftueshme që vizitorët të zgjatin pushimet dhe të eksplorojnë më shumë zona të vendit. “Është për krijimin e një destinacioni, që turistët të thonë do të qëndrojmë më shumë”, deklaroi Ibrahimaj.


Ajo tha gjithashtu se turizmi ka një ndikim të gjerë në ekonominë shqiptare, duke e lidhur sektorin me mbështetjen e rreth 209 familjeve në vend. “Ambicia jonë, nuk është vetëm për më shumë destinacione, por për më shumë”, përfundoi ministrja.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page