top of page
Të gjithë Artikujt


Banka e Shqipërisë jep sinjalin e fortë, mund të rrisë normat e interesit. Inflacioni po kërcënon
Banka e Shqipërisë ka dhënë sinjalin e parë të qartë për një ndryshim të mundshëm të kursit të politikës monetare, ndërsa presionet mbi inflacionin janë rritur më shumë nga sa pritej. Këshilli Mbikëqyrës vendosi më 7 tetor të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5%, por paralajmëroi se zhvillimet e fundit krijojnë premisa për një reagim më shtrëngues në të ardhmen. Guvernatori Gent Sejko deklaroi se informacioni i ri i mbledhur gjatë dy muajve të fundit tregon p


“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”/ Mbi 1 mijë kërkesa nga bizneset, 35 kredi të miratuara
Mbi 1 mijë biznese kanë shprehur interes për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, që synon të mbështesë investimet dhe zgjerimin e aktivitetit të bizneseve të vogla dhe të mesme. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se rreth 350 aplikime kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar dhe janë përcjellë për shqyrtim pranë bankave. Deri tani, 35 biznese kanë marrë miratimin për kredi, me një vlerë totale prej rreth 500 milionë lekësh. Programi, i


Avancon bypassi i Elbasanit, Karakaçi jep detajet e punimeve
Punimet për bypass-in e Elbasanit kanë avancuar dhe tashmë janë lidhur kontratat për dy fazat e para të projektit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, pas mbledhjes së qeverisë. Sipas tij, punimet kanë nisur në pjesën ku përfundon autostrada Elbasan-Librazhd, ndërsa investimi do të vijojë edhe gjatë vitit 2027. “Kemi lidhur kontratën për dy fazat e para, atje ku përfundon autostrada Elbasan-Librazhd. Janë lidhur kontrata dhe ka avan


Hekurudhat hapin tregun për bizneset/ 25 nënkontraktorë vetëm në Tiranë-Durrës-Rinas
Projektet për modernizimin e rrjetit hekurudhor pritet të krijojnë një treg të ri për kompanitë shqiptare, përmes kontratave dhe nënkontratave që lidhen me ndërtimin, rehabilitimin dhe elektrifikimin e linjave. Kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, tha në Forumin e Konektivitetit të Tiranës se vetëm projekti Tiranë-Durrës-Rinas ka angazhuar deri tani 25 nënkontraktorë, përveç kompanisë që ka kontratën kryesore. “Kemi, për shembull, linjën Tiranë–Durrës–Rinas, ku kemi një


Buxhet rekord për 2027, Malaj zbulon ku do të shkojnë paratë
Buxheti i shtetit për vitin 2027 do të kalojë për herë të parë nivelin e 10 miliardë eurove. Shifra u bë e ditur nga ministri i Financave, Petrit Malaj, pas takimit të kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe funksionarë të lartë të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku nisën diskutimet për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas Malajt, buxheti rekord do të fokusohet te disa sektorë, me prioritet mbështetjen sociale, familjet me fëmijë, bujqësinë dhe shëndetësinë. “Sa i përk


Hapen aplikimet! Studentët mund të marrin kredi me interes 0.5%
Studentët që kanë nevojë për mbështetje financiare për të përballuar studimet dhe kostot e jetesës mund të aplikojnë për kredinë studentore për vitin akademik 2026-2027. Aplikimi bëhet online përmes e-Albania, ndërsa studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të dorëzuar kërkesën. Skema është një mekanizëm financimi i mbështetur nga Qeveria Shqiptare, i cili synon t’u mundësojë studentëve financimin e studimeve dhe shpenzimeve të lidhura me jetesën gjatë periudhës universitare.


Ulen nafta dhe benzina në vend, sa do të kushtojnë nga sot
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë për karburantet, në kushtet e situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve. Në mbledhjen e sotme, Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës të jetë 210 lekë për litër, nga 213 lekë për litër që ishte. Ndërsa çmimi maksimal me shumicë 198 lekë për litër. Edhe benzina është ulur me 3 lekë, duke përcaktuar si çmim maksimal për tregtimin me pakicë190 lekë për litër.


Kujdes! Punime gjatë natës te tuneli i Krrabës, si mund të lëvizni
Qarkullimi në tunelin e Krrabës do të pësojë kufizime gjatë orëve të natës, për shkak të punimeve për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se punimet do të nisin të mërkurën, më 7 tetor, dhe do të zgjasin për një periudhë maksimale prej 20 ditësh. Gjatë orarit 21:00–06:00, tuneli do të funksionojë vetëm me një tub, ndërsa qarkullimi do të lejohet në të dyja drejtimet. Punimet do të nisin në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë. Për këtë


Moody’s vlerëson pozicionin financiar të grupit hungarez 4iG që zotëron One Albania
Një hap larg kategorisë “investment grade” – 4iG, grupi hungarez që zotëron One Albania, ka marrë një vlerësim të ri nga agjencia ndërkombëtare e kreditit Moody’s Ratings. Agjencia e ka vlerësuar kompaninë me Ba1, me perspektivë pozitive, një sinjal që tregon përmirësimin e pozicionit financiar të grupit dhe mundësinë për një tjetër rritje të rating-ut në të ardhmen. Vlerësimi i Moody’s merr rëndësi edhe për tregun shqiptar, pasi 4iG ka një prani të drejtpërdrejtë në Shqipëri


Qeveria nuk mund të marrë kredi nga BSH, projektligji vendos kufij të rinj
Një projektligj i ri i depozituar në Kuvend parashikon kufizime më të qarta për mënyrën se si banka qendrore mund të ndërveprojë financiarisht me qeverinë dhe sektorin publik, ndërsa vendosen edhe rregulla të reja për blerjen e titujve të qeverisë në tregun primar dhe për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Projektligji, i propozuar nga deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi synon sipas relacionit të përmbushë disa nga kërkesat e procesit të integrimit evro


Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në fazën e fundit, qeveria kërkon operator për transportin e udhëtarëve
Hekurudha shqiptare po hyn në një fazë të re, ku krahas investimeve në infrastrukturë, qeveria synon të përcaktojë edhe mënyrën se si do të ofrohet shërbimi për pasagjerët. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur nisjen e konsultimit për Kontratën e Shërbimit Publik për transportin hekurudhor të udhëtarëve në korridorin Tiranë-Durrës-Aeroporti i Rinasit. Sipas ministrit, kontrata do të përcaktojë kuadrin për operimin e shërbimit dhe do të hapë r


Ku ikin paratë e shqiptarëve? Ushqimet marrin gati 40% të buxhetit familjar
Familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 95.227 lekë në muaj për konsum gjatë vitit 2025, me një rritje prej 2,3% krahasuar me një vit më parë. Por struktura e shpenzimeve tregon se pjesa më e madhe e buxhetit familjar vazhdon të përthithet nga nevojat bazë. Sipas Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare të INSTAT, 39,8% e shpenzimeve mujore të një familjeje shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike. Në vlerë, kjo kategori arrin në 37.859 lekë në muaj për një familj
bottom of page