Tetori Rozë: Kujdesi për shëndetin nis me informimin, sigurimi mbron edhe financat

Në Tetorin Rozë, vëmendja jonë përqendrohet te kujdesi për shëndetin, ndërgjegjësimi dhe rëndësia e diagnostikimit të hershëm. Por kujdesi për shëndetin lidhet edhe me mënyrën se si jemi të përgatitur për kostot që mund të sjellë një nevojë e papritur shëndetësore. Sigurimi shëndetësor është një instrument për menaxhimin e këtij risku, ndaj njohja e policës që kemi është po aq e rëndësishme sa vetë vendimi për t’u siguruar. Para se të na nevojitet mbulimi, është e rëndësishme të kuptojmë çfarë përfshin polica jonë, cilat janë kufijtë e saj dhe cilat shërbime përfshihen në mbulim. Po ashtu, duhet të jemi të informuar për përjashtimet, periudhat e pritjes dhe mënyrën se si aktivizohet dhe përdoret mbulimi kur kemi nevojë për shërbim shëndetësor. Të lexosh dhe të kuptosh kushtet e policës nuk është thjesht një formalitet. Është pjesë e një vendimi të informuar dhe e përgjegjësisë për të planifikuar mbrojtjen shëndetësore dhe financiare të vetes dhe familjes. Në këtë Tetor Rozë, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë sjell një kujtesë të thjeshtë: kujdesi për shëndetin nis me vëmendjen dhe informimin, ndërsa mbrojtja kërkon të dimë paraprakisht se çfarë kemi zgjedhur dhe si funksionon ajo.
Informohu. Kujdesu. Mbrohu./ Shoqata e Siguruesve






Comments