top of page

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Dokumentet e projekteve publike, online për qytetarët

Oct 3
1 min read

Kyeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re publike online “Flamingo Mirror”, e cila synon t’u mundësojë qytetarëve akses në dokumente, të dhëna dhe informacione zyrtare për çështje dhe projekte me interes publik. Platforma, e disponueshme në dy gjuhë, është inauguruar me publikimin e dosjes që lidhet me projektet e Sazanit dhe Zvërnecit. Sipas Ramës, kjo është vetëm dosja e parë, ndërsa në vijim pritet të publikohen edhe dokumente të tjera qeveritare.


“E kemi quajtur ‘Flamingo Mirror’. Është në të dyja gjuhët. Patjetër që nuk mund të mos niste me dosjen më tërheqëse të Republikës së Shqipërisë, me dosjen e Sazanit-Zvërnecit”, deklaroi Rama.


Kryeministri tha se platforma do të shërbejë si një burim informacioni për qytetarët, duke u dhënë mundësi të shohin drejtpërdrejt dokumentet zyrtare dhe faktet që lidhen me projektet me interes të veçantë publik.


“Do të vendosim çdo dosje qeveritare me një ndjeshmëri të posaçme”, tha Rama, duke shtuar se shumë shpejt pritet të publikohen edhe dokumentet që lidhen me Kayo. Sipas tij, qëllimi i “Flamingo Mirror” është që informacioni dhe dokumentacioni zyrtar për projektet të jenë më të aksesueshme për publikun, përtej komunikimeve dhe deklarimeve të qeverisë.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page