top of page

Rivlersimi pasurive, 156 mln euro kursime nga qytetarët

Oct 3
1 min read

Rreth 156 milionë euro është kostoja fiskale e kursyer nga tatimpaguesit përmes procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme gjatë periudhës mars–shtator 2026. Të dhënat janë publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila evidenton përfitimin fiskal të krijuar për qytetarët dhe bizneset nga rivlerësimi i pasurive. Sipas Administratës Tatimore, procesi ka sjellë një lehtësi konkrete fiskale për tatimpaguesit, duke reduktuar barrën e kostove të lidhura me pasuritë e paluajtshme. Në total, për periudhën mars–shtator 2026, vlera e kostos fiskale të kursyer arrin në 156 milionë eUeo. Administrata Tatimore e paraqet këtë rezultat si një përfitim të drejtpërdrejtë për tatimpaguesit dhe si një nga efektet e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page