top of page

Ervin Demo jep lajmin: Do ulim tarifat për dokumentetet e identitetit

Oct 3
2 min read

Tarifat për pajisjen me dokumente identiteti pritet të ulen për kategori të caktuara qytetarësh që konsiderohen më në nevojë për mbështetje. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë një vizite në ambientet e IdentiTek, ku u njoh nga afër me procesin e prodhimit dhe ofrimit të dokumenteve biometrike. Demo tha se puna për rishikimin e tarifave ka nisur, duke e lidhur këtë nismë me përpjekjet për ta bërë shërbimin publik më të aksesueshëm për qytetarët që kanë më shumë nevojë për mbështetje.


“Kemi nisur punën për uljen e tarifave të dokumenteve të identitetit për kategori të caktuara që kanë më shumë nevojë për mbështetje”, deklaroi ministri. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe IdentiTek po synojnë të reduktojnë edhe kohën dhe procedurat për marrjen e dokumenteve. Sipas të dhënave, aplikimi në procedurën e zakonshme përfundon brenda 10 ditëve pune, ndërsa shërbimi i përshpejtuar parashikon pajisjen me dokument brenda 3 ditëve pune.


Një tjetër drejtim është zgjerimi i shërbimeve që mund të kryhen në distancë. Qytetarët mund të blejnë kuponin dhe të ndjekin online procesin e dokumentit, ndërsa për personat që kanë vështirësi në lëvizje parashikohet ofrimi i shërbimit në banesë ose në spital, përfshirë edhe rastet jashtë vendit.


Vëmendje po i kushtohet gjithashtu shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Sipas njoftimit, shërbimet do të zgjerohen përmes misioneve të posaçme në zona ku ka komunitete shqiptare, por mungojnë shërbimet konsullore. Puna pritet të vijojë edhe me shtrirjen e këtyre shërbimeve në vende të tjera të Azisë dhe Australisë.

Paralelisht po zhvillohet edhe modernizimi teknologjik i dokumenteve. Ministria, në bashkëpunim me AKSHI-n dhe AKSK-në, po punon për realizimin e Letërnjoftimit Digjital, ndërsa është në zhvillim edhe teknologjia për gjeneratën e ardhshme të pasaportës, me objektiv përafrimin me standardet e vitit 2030. “Çdo përmirësim që bëjmë këtu duhet të përkthehet në diçka konkrete për qytetarin, më pak kohë, më pak kosto dhe më shumë shërbim”, tha Demo.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page