top of page

Tarifa në Rrugën e Kombit bëhet 8 euro? Ministria sqaron të vërtetën

Oct 24
1 min read

Tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit nuk do të rritet në 8 euro. Pas lajmeve që qarkulluan në rrjetet sociale për shtrenjtimin e pagesës, Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar duke e cilësuar informacionin të pavërtetë. Sipas sqarimit zyrtar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale.


Aktualisht, tarifa bazë për një automjet të zakonshëm, me dy akse dhe katër rrota, është 5 euro për një kalim, me TVSH të përfshirë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve. Pagesa ndryshon në varësi të kategorisë së automjetit: motoçikletat paguajnë 2.5 euro, ndërsa autobusët dhe mjetet e rënda kanë tarifa më të larta.


Megjithatë, lajmi për 8 eurot nuk u shfaq pa shkak. Një ditë më parë, disa media raportuan se kompania koncesionare “Albanian Highway Concession” kishte kërkuar rishikimin e tarifës nga 5 në 8 euro, duke iu referuar një dokumenti që po qarkullon në rrjetet sociale. Në dokumentin e publikuar pretendohet se tarifa duhet të indeksohet sipas formulës së parashikuar në kontratën e koncesionit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka mohuar se ka një plan për ndryshimin e saj.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page