top of page
Të gjithë Artikujt


Gratë po fuqizohen në biznes, ja në cilat ndërmarrje kanë praninë më të madhe
Gratë kanë arsimim më të lartë, por marrin më pak pjesë në tregun e punës dhe vijojnë të kenë paga më të ulëta se burrat. Këto janë disa nga gjetjet e publikimit të INSTAT “Gratë dhe Burrat në Shqipëri 2026”, i cili paraqet të dhëna të ndara sipas gjinisë për popullsinë, arsimin, punësimin, shëndetësinë, drejtësinë, vendimmarrjen dhe kushtet ekonomike të familjeve. Në fund të vitit 2025, Shqipëria kishte 2.335.930 banorë, ku 50,6% ishin gra dhe 49,4% burra. Krahasuar me një v


Paratë për pleqërinë, më shumë shqiptarë po investojnë në pensione private
Gjithnjë e më shumë qytetarë po i drejtohen fondeve private të pensionit si një mënyrë për të krijuar një burim shtesë të ardhurash për periudhën pas daljes në pension. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, deri në fund të vitit të kaluar rreth 50 mijë qytetarë investonin në fondet private të pensionit. Numri i anëtarëve është rritur me 11.2% krahasuar me një vit më parë. Eksperti bankar dhe i sigurimeve, Artur Ribaj, shpjegon se fondet private janë instr


Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend, ja kur hyn në fuqi vendimi
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për naftën dhe benzinën në tregun shqiptar. Vendimi është marrë në mbledhjen e dytë të Bordit, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 213 lekë për litër, nga 219 lekë që ishte deri tani. Ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 201 lekë për litër. Për benzinën çmimi zbret me 2 lekë. Bordi ka përcaktuar një


NAREA publikon vrojtimin kombëtar: Vetëm 4 në 10 agjentë janë plotësisht të formalizuar
Vetëm rreth 4 në 10 agjentë të pasurive të paluajtshme që veprojnë në treg vlerësohen si plotësisht të formalizuar, ndërsa rreth 3 në 10 konsiderohen pjesërisht të formalizuar dhe po aq operojnë në mënyrë informale. Të dhënat dalin nga Vrojtimi Bazë 2026 i Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA), matja e parë sistematike kombëtare për këtë profesion. Sipas vrojtimit, rreth 9 në 10 agjenci të përfaqësuara në kampion deklarojnë se jan


Autostrada Tiranë-Durrës bllokohet për dy net, ARRSH njofton devijimet e trafikut
Qarkullimi në Superstradën Tiranë–Durrës do të kufizohet përkohësisht për dy net, në kuadër të vijimit të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III”. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kufizimet lidhen me punimet për montimin e trarëve tërthorë në hapësirën e mesit të mbikalimit dhe do të kryhen gjatë orëve të natës, për të garantuar sigurinë e punimeve dhe të përdoruesve të rrugës. Sonte, më 21 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokoh


7 vite pritje për një banesë! 650 familje të prekura nga tërmeti ende me bonus qiraje
Procesi i rindërtimit në Tiranë vijon ende për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa qeveria kërkon përshpejtimin e procedurave për përfundimin e banesave që kanë mbetur pa u dorëzuar. Zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë inspektuar zonën e Kombinatit, ku kanë kërkuar përshpejtimin e punimeve dhe procedurave për familjet që ende nuk kanë marrë apartamentet e reja. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë vizitës, deri tani janë shp


Rriten pagat në ndërtim! Tatimet nxjerrin shifrat
Sektori i ndërtimit po shënon rritje të numrit të punonjësve të deklaruar, pagave dhe detyrimeve të paguara. Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata Tatimore, në qershor 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, paga bruto në sektorin e ndërtimit është rritur me 23%, ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore janë rritur me 25%. Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi, ndërkohë, është rritur me 49%. Edhe numri i punonjësve të deklaruar ka shënuar rritje. Në qershor


ISSH jep alarmin, sms mashtruese po qarkullon në emër të Sigurimeve Shoqërore
Instituti i Sigurimeve Shoqërore paralajmëron qytetarët se një mesazh SMS që kërkon verifikimin e të dhënave dhe plotësimin e një procedure online nuk është dërguar prej tij. Institucioni u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë linkun. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka njoftuar qytetarët pas qarkullimit të një SMS-je mashtruese në celularët e tyre. Sipas ISSH, mesazhi mban emrin "Sigurimet Shoqërore (ISSH): Një përditësim është në pritje..." dhe shoqërohet me nj


Asfalti është shtruar! Elbasan–Papër drejt hapjes
Punimet në segmentin rrugor Elbasan–Papër, Faza 2, kanë hyrë në fazën përmbyllëse. Sipas përditësimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, shtresa asfaltike është realizuar përgjatë gjithë gjatësisë së parashikuar në projekt, ndërsa aktualisht po punohet për vendosjen e sinjalistikës horizontale. Vendosja e vijëzimeve në rrugë është një nga ndërhyrjet e fundit që duhet të përfundojnë përpara mbylljes së punimeve të këtij segmenti dhe synon plotësimin e elementeve të sigurisë për p


Rama zbulon planin e ri për zonat turistike: Çfarë do të bëjnë komunitetet
Qeveria synon të krijojë projekte pilot në zonat turistike, ku komunitetet lokale dhe operatorët që merren me turizëm të bashkëpunojnë me institucionet shtetërore për mbrojtjen e natyrës dhe territorit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”, ku tha se komunitetet lokale mund të organizohen në shoqata dhe të marrin përsipër detyra konkrete për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e zonave turistike. “Qeveria synon të zhvillojë projekte pilot me komunitetet që


Shqipëria mbushet me turistë, ja sa vizitorë të huaj erdhën në vetëm 8 muaj
Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë 8 muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm gjatë muajit gusht, numri i vizitorëve të huaj ka kaluar 2.4 milionë, duke konfirmuar ecurinë pozitive të sezonit turistik dhe rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion ndërkombëtar. Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila vlerëson se rritja e numrit t


Karburantet në nivele rekord në Europë, çfarë pritet të ndodhë në tetor
Nafta mund të mbetet nën presion edhe gjatë muajit tetor, ndërsa tregu europian po përballet me çmime rekord të karburanteve dhe pasiguri të lartë për furnizimet. Ekspertë të Bankës Qendrore Europiane paralajmërojnë se marzhet e rafinimit për naftën pritet të arrijnë kulmin muajin e ardhshëm, çka mund të mbajë lart presionin mbi çmimet e karburanteve. Paralajmërimi vjen në një moment kur çmimet e karburanteve në Bashkimin Europian kanë arritur nivele rekord. Sipas të dhënave
bottom of page