top of page

ISSH jep alarmin, sms mashtruese po qarkullon në emër të Sigurimeve Shoqërore

Sep 20
1 min read

Instituti i Sigurimeve Shoqërore paralajmëron qytetarët se një mesazh SMS që kërkon verifikimin e të dhënave dhe plotësimin e një procedure online nuk është dërguar prej tij. Institucioni u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë linkun. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka njoftuar qytetarët pas qarkullimit të një SMS-je mashtruese në celularët e tyre. Sipas ISSH, mesazhi mban emrin "Sigurimet Shoqërore (ISSH): Një përditësim është në pritje..." dhe shoqërohet me një link të dyshimtë nuk është dërguar nga institucioni. Në njoftimin zyrtar, ISSH thekson: Ju lutemi, mos klikoni në linkun e përfshirë në këtë mesazh dhe mos jepni të dhëna personale. ISSH ka njoftuar institucionet përkatëse për marrjen e masave dhe bllokimin e tij.- përfundon njoftimi i ISSH - së


Si funksionon mashtrimi?


Qytetarët marrin një SMS që i tremb se do t'u preken të drejtat nëse nuk verifikojnë të dhënat. Linku i çon në një faqe false, identike me e-Albania ose ISSH, ku kërkohet të vendoset numri personal, fjalëkalimi i e-Albania-s dhe të dhënat bankare. Qëllimi është vjedhja e identitetit dhe e llogarive. ISSH kërkon nga qytetarët që ta shpërndajnë njoftimin për të informuar edhe familjarët, veçanërisht të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuarit nga ky lloj mashtrimi.







Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page